Aller au contenu
Tafsir As-Saadi · Al-Ankaboot
Sourate 29

Al-Ankaboot

Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.

Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21

Verset 41

مَثَلُ ٱلَّذِينَ ٱتَّخَذُوا۟ مِن دُونِ ٱللَّهِ أَوْلِيَآءَ كَمَثَلِ ٱلْعَنكَبُوتِ ٱتَّخَذَتْ بَيْتًا ۖ وَإِنَّ أَوْهَنَ ٱلْبُيُوتِ لَبَيْتُ ٱلْعَنكَبُوتِ ۖ لَوْ كَانُوا۟ يَعْلَمُونَ 41

Shembulli i atyre që marrin idhujt për mbrojtës veç Allahut, është ajo merimanga, që thur (për vete) një shtëpi. -Ky është një shembull rreth atyre që adhurojnë idhuj veç Allahut të Lartësuar, për të gjetur krenari, mbështeje dhe dobi. Ai na tregon se çështja është tërësisht ndryshe. Ai i shëmbëlleu ata me një merimangë që ndërton shtëpinë prej rrjete. Por a mund të të shërbejë një shtëpi e tillë për t’u ruajtur nga e nxehta, e ftohta dhe rreziqet? Dihet se:Por më e dobëta shtëpi është ajo e merimangës, nëse do ta dinin. -Merimanga është nga krijesat më të dobëta dhe shtëpia që ajo thur është nga më të dobëtat. Ajo veçse ia shton asaj dobësinë. Të tillë janë ata që zgjedhin për veten mbrojtës e të adhuruar të tjerë veç Allahut. Ata vetë, dhe po kështu edhe idhujt e tyre, janë të varfër, të dobët e të pafuqishëm në të gjitha aspektet. Duke qenë se ata zgjedhin të dobëtit për mbështetës dhe mbrojtës, kjo ka për t'u shtuar veçse dobësinë dhe poshtërimin. Këta të mjerë mbështeten dhe i varin shpresat tek ato krijesa të dobëta në shumë çështje, që i duan dhe synojnë që t’i arrijnë. Ata ua lënë tërësisht në dorë çështjet atyre krijesave të dobëta e të varfra, duke menduar se ata do t’i ndihmojnë dhe do t’i përmbushin ato, por befasohen kur ata i tradhtojnë dhe i lënë në baltë. Kështu nuk arrijnë të përmbushin asgjë nga ato që synojnë dhe nuk marrin asnjë ndihmë që shpresonin. Sikur të shihnin me dije e urtësi gjendjen dhe dobësinë e vetvetes dhe të atyre që i marrin si mbështetës dhe ndihmës, kurrë nuk do të mbështeteshin tek ata. Përkundrazi, do të rrinin sa më larg tyre dhe do t’i mbështeteshin vetëm Zotit të Plotfuqishëm dhe Mëshirëplotë, i Cili, nëse robi e zgjedh si mbështetësin dhe mbrojtësin e tij dhe i mbështet plotësisht Atij, Ai ka për t’i mjaftuar për çështjet e dynjasë dhe të fesë. Allahu ka për t’ia shtuar fuqinë, mbi fuqinë që i ka dhënë. Do t’ia shtojë fuqinë trupore e shpirtërore dhe do t'ia bekojë veprat të tij. Më pas, i Lartësuari na tregon se idhujt e idhujtarët janë shumë më të dobët sesa u përmend më sipër, madje tregon se ata janë një hiç.