Aller au contenu
Tafsir As-Saadi · Al-Qasas
Sourate 28

Al-Qasas

Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.

Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21

Verset 78

قَالَ إِنَّمَآ أُوتِيتُهُۥ عَلَىٰ عِلْمٍ عِندِىٓ ۚ أَوَلَمْ يَعْلَمْ أَنَّ ٱللَّهَ قَدْ أَهْلَكَ مِن قَبْلِهِۦ مِنَ ٱلْقُرُونِ مَنْ هُوَ أَشَدُّ مِنْهُ قُوَّةً وَأَكْثَرُ جَمْعًا ۚ وَلَا يُسْـَٔلُ عَن ذُنُوبِهِمُ ٱلْمُجْرِمُونَ 78

“Kjo më është dhënë vetëm në sajë të dijes sime.” -Këtë pasuri e kam arritur në sajë të aftësisë dhe gjenialitetit, prej shkathtësisë dhe mprehtësisë së mendjes sime. Edhe Allahu e di gjendjen time dhe e di që unë e meritoj këtë pasuri. Atëherë, përse po më qortoni për këtë pasuri që ma ka dhënë Allahu? Duke qartësuar se pasja e pasurisë nuk tregon mirësinë dhe drejtësinë e personit që e zotëron, Allahu i Lartësuar thotë:Po a nuk e dinte ai se Allahu ka shkatërruar para tij breza të tërë, që ishin edhe më të fuqishëm se ai dhe që kishin bërë pasuri më shumë se ai? -Atëherë, çfarë e pengon atë që të mos e shkatërrojë edhe Karunin, nëse ai përmbush të gjitha kushtet për t’u ndëshkuar, sipas ligjit të pandryshueshëm të Zotit për tiranët dhe kryeneçët mosmirënjohës? Çdokush që bën të meritueshëm dënimin, asgjë nuk mund ta mbrojë më atë.Por keqbërësit as që do të pyeten për gjynahet e tyre. - Allahu ka për t’i ndëshkuar sipas asaj që Ai di për ta dhe për padrejtësitë e tyre. Edhe nëse keqbërësit pretendojnë se janë bamirës dhe se do të shpëtojnë, fjala e tyre nuk vlen dhe nuk ka për t’ua larguar dënimin e Zotit. Gjynahet e tyre nuk mund t’i fshihen Zotit, edhe pse ata mund t’i mohojnë apo fshehin ato. Kështu vazhdoi Faraoni me inatin, kokëfortësinë, kalimin e kufijve dhe mospranimin e këshillave. Ai vazhdoi të lëvdohej e vetëkënaqej me pasuritë që zotëronte.