Al-Furqaan
Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.
Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21
خَـٰلِدِينَ فِيهَا ۚ حَسُنَتْ مُسْتَقَرًّا وَمُقَامًا 76
Aty(në kënaqësitë e përjetshme)do të jenë përgjithmonë. Eh sa vendbanim dhe vendqëndrim i mirë është ai! -Subhanallah! Sa e madhe është mirësia e Zotit për ta! Me bujarinë dhe mëshirën e Zotit, ata lartësohen. Me butësinë dhe përkujdesin e Tij, ata arrijnë gradat më të larta. Subhanallah! Sa e madhe është mirësia e Zotit për të gjithë krijesat, kur u sqaron atyre ato cilësi me më të qartat fjalë. Ai tregon ambiciet dhe vullnetin e tyre të paepur për arritjen e qëllimeve të larta. Allahu na tregon shpërblimin për ta, që të përmallohemi dhe të përpiqemi t’i bëjmë tonat ato cilësi dhe të shpenzojmë çdo gjë të vyer për arritjen e tyre. Ai na udhëzon që edhe ne t’i lutemi Atij që i nderon dhe i lartëson këta të zgjedhur. Mirësia më e madhe në çdo kohë dhe vend është që të na udhëzojë ashtu siç udhëzoi ata dhe të përkujdeset në mënyrë të veçantë për ne, ashtu siç u përkujdes për ta. O Zoti ynë, Ty të takojnë të gjitha lavdërimet tek Ty ankohemi për dobësinë tonë! Vetëm Ty të kërkojmë ndihmë dhe mbrojtje. Nuk ka fuqi dhe ndryshim të gjendjes pa forcën Tënde. O Zoti ynë! Ne nuk kemi në dorë as vetet tona, për të gjetur ndonjë dobi ose për të shpëtuar nga të këqijat. Ne nuk mund të arrijmë asnjë të mirë, nëse nuk na e lehtëson dhe nuk na e bën mbarë Ti. Ne jemi të dobët dhe të pafuqishëm në çdo drejtim. Ne dëshmojmë dhe jemi të bindur se, nëse na le të mbështetemi në forcat tona, na ke lënë të mbështetemi tek më i dobëti, prandaj do të biem në gabime. Nuk kemi besim në asgjë tjetër, por veçse në mëshirën Tënde, me të cilën na krijove e na furnizon dhe me të cilën na ke bekuar me mirësitë e dukshme dhe të fshehura. Me mëshirën Tënde, Ti ke larguar prej nesh çdo ligësi. Na mëshiro, o Zot, na fut në mëshirën Tënde, që të mos kemi nevojë për mëshirën e askujt tjetër veç Teje! Askush nuk u dëshpërua nga ata që t’u lutën dhe shpresuan tek Ti. Ata përshkruhen si robër adhurues të Rrahmanit, pra, robër të mëshirës së Tij. Allahu i dallon ata duke i ngritur në gradat më të larta të adhuruesve të sinqertë, për vetë vlerat dhe veçoritë e tyre. Në këtë kontekst, ndoshta dikush mund të hamendësojë dhe të pyesë: Po të tjerët, përse nuk quhen adhurues dhe robër të Zotit? Allahu i Lartësuar njofton se Ai nuk pyet për të tjerë, veç këtyre të zgjedhurve. Ai tregon se, sikur të mos ishte lutja e tyre me të dyja mënyrat, lutjet e adhurimet dhe lutjet e kërkesës, as nuk do të kujdesej për krijesat dhe nuk do t’i donte ata. Ai thotë: