Aller au contenu
Tafsir As-Saadi · An-Noor
Sourate 24

An-Noor

Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.

Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21

Verset 41

أَلَمْ تَرَ أَنَّ ٱللَّهَ يُسَبِّحُ لَهُۥ مَن فِى ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَٱلطَّيْرُ صَـٰٓفَّـٰتٍ ۖ كُلٌّ قَدْ عَلِمَ صَلَاتَهُۥ وَتَسْبِيحَهُۥ ۗ وَٱللَّهُ عَلِيمٌۢ بِمَا يَفْعَلُونَ 41

A nuk e sheh ti se Allahun e lartësojnë të gjitha qeniet në qiej e në Tokë edhe shpendët krahhapur? -Allahu i Madhëruar u kujton njerëzve madhështinë dhe pushtetin e Tij të plotë mbi gjithçka. Ata janë të varfër e nevojtarë për rububije-n dhe uluhije-n e Tij. Ata kanë nevojë për Zotin e tyre, që i krijon i furnizon, përkujdeset dhe rregullon çështjet e tyre. Ata kanë nevojë që t’i përkushtohen vetëm Atij me adhurime e përunjësi. Ata nuk mund të bëjnë dot pa këto dy gjëra. Prandaj i Lartësuar i thotë: "Allahun e lartësojnë të gjitha qeniet në qiej e në Tokë edhe shpendët krahhapur?" Kafshët, sendet edhe shpendët që i hapin krahët në qiell, i bëjnë tesbih Zotit.Secila(qenie)e di mënyrën si t'i lutet dhe si ta lartësojë Atë. -Secili i përkushtohet Zotit me namaz e adhurime, sipas mënyrës së vet, siç i ka mësuar Ai. Është Allahu, Ai që ua ka inspiruar këtë lloj namazi e tesbihu, ose nëpërmjet profetëve, siç është rasti i melekëve, njerëzve dhe xhindëve, ose me inspirim e mësim nga vetë Ai, siç ka bërë me të gjitha krijesat që ka krijuar, përveç tre kategorive të përmendura më lart. Në këtë rast, kuptimi i ajetit është: çdo krijesë e di mirë namazin e tesbihun që duhet të bëjë. Pra, kjo dituri u vjen nga Zoti me dy mënyrat që u përmendën më sipër.Dhe Allahu Di gjithçka që bëjnë ata. -Ai i di të gjitha veprat e krijesave dhe Atij nuk i fshihet asgjë prej tyre. Të përgjegjshmëve ligjërisht, pra, njerëzve dhe xhindëve, ai do t’u japë atë që meritojnë. Sipas këtij kuptimi, ajeti na tregon se Allahu i di të gjitha veprat e adhurimet e të gjitha krijesave, të përgjegjshëm ligjërisht ose jo të tillë, dituri e cila përmban edhe mesazhin se do t’i shpërblejë sipas veprave të tyre. Pra, ka mundësi që ajeti të jetë me kuptimin: Allahu e di mirë namazin dhe tesbihun e tyre. Ai i di mirë adhurimet e tyre, edhe pse ju nuk i dini (o ju njerëz). Ju dini dhe mund të dalloni veçse aq sa ju ka zbuluar Allahu të dini. Kështu, ky ajet i ngjan ajetit tjetër kuranor: "Atë e madhërojnë (me tesbih) shtatë qiejt, Toka dhe gjithçka në to. Nuk ka gjë që nuk e madhëron Atë (me tesbih), duke e lavdëruar, por ju nuk e kuptoni madhërimin (tesbihun) e tyre. Ai është i Butë dhe Falës i madh." [Isra 44]. Në ajetet e mësipërme, Allahu i Madhëruar tregoi nevojën e domosdoshme të krijesave për ta adhuruar Atë dhe për teuhidin e Tij. Ata kanë nevojë ta njohin dhe besojnë Atë si një të vetëm dhe nuk mund të bëjnë dot pa adhurimin ndaj Tij. Në vijim, Allahu tregon se ata janë të varfër përkundrejt pushtetit dhe sundimit të Tij, për përkujdesin që Ai tregon për ta dhe rregullimin e veprave të tyre. Ai thotë: