Aller au contenu
Tafsir As-Saadi · Al-Muminoon
Sourate 23

Al-Muminoon

Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.

Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21

Verset 63

بَلْ قُلُوبُهُمْ فِى غَمْرَةٍ مِّنْ هَـٰذَا وَلَهُمْ أَعْمَـٰلٌ مِّن دُونِ ذَٰلِكَ هُمْ لَهَا عَـٰمِلُونَ 63

Por zemrat e tyre(mohuesve)janë të verbuara... -Allahu i Madhëruar na përshkruan zemrat e atyre që mohojnë profetët dhe shpalljet e Tij, duke thënë se ato janë të zhytura në padituri e padrejtësi, harame e shkujdesje ndaj së vërtetës. Ata i kanë kthyer shpinën asaj dhe kjo i pengon ata nga Kur'ani. Atyre nuk u bëhet mbarë që të arrijnë te Kur'ani dhe asgjë prej tij nuk arrin në zemrat e tyre, siç thotë Zoti i Madhëruar: “Kur ti e lexon Kur’anin, në mes teje dhe atyre që nuk e besojnë Botën Tjetër, Ne vëmë një perde të padukshme. Në zemrat e tyre kemi vënë mbulesë, që të mos e kuptojnë atë (Kur'anin) dhe në veshët e tyre ka shurdhim të thellë. E, kur ti (O Muhamed)e përmend në Kur’an Zotin tënd, si Një të Vetëm, ata kthejnë shpinën dhe largohen.” [Isra 45, 46]. Kështu, duke qenë se zemrat e tyre janë të zhytura në padituri e mohimin e së vërtetës, ata vazhdojnë të bëjnë vepra të ulëta kufri dhe në kundërshtim me Sheriatin e Zotit, gjë që e bën të detyruar ndëshkimin e tyre.... dhe ata do të vazhdojnë të bëjnë vepra të këqija. -Ata do të vazhdojnë të bëjnë punë të ulëta kufri e poshtërsie, por ti mos u çudit nga afatizimi i Zotit për ta dhe mosndëshkimi i tyre. Allahu i Urtë dhe i Plotpushtetshëm i afatizon ata, që të mund t'i kryejnë ato vepra që është shkruar se do t’i bëjnë. Por kur ata t'i bëjnë dhe t’i plotësojnë ato, atëherë do të tmerrohen kur t’i godasë zemërimi dhe ndëshkimi i Allahut.