Al-Hajj
Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.
Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21
وَمِنَ ٱلنَّاسِ مَن يُجَـٰدِلُ فِى ٱللَّهِ بِغَيْرِ عِلْمٍ وَلَا هُدًى وَلَا كِتَـٰبٍ مُّنِيرٍ 8
E megjithatë ka prej njerëzveqë polemizojnë rreth Allahut, pa kurrfarë diturije, pa udhëzim dhe pa Libër të Ndritur. -Këtu bëhet fjalë për polemikën e shejtanëve të mallkuar dhe të rebeluar kundër Zotit. Në ajete e mësipërme u fol për ata që janë pasues të shejtanëve, ndërsa në këto ajete flitet për shejtanët që polemizojnë kundër të vërtetës dhe ftojnë në devijime e bidate. Allahu i Madhëruar na tregon se: “Ka njerëz që polemizojnë rreth çështjes së Allahut, pa ditur asgjë, pa patur udhëzim dhe libër të ndritur.” Ata polemizojnë nëpërmjet të kotës kundër profetëve të Zotit dhe pasuesve të tyre të denjë. Nëpërmjet të kotës, ata duan të mposhtin të vërtetën. Ata polemizojnë, siç thotë Zoti, pa patur dituri të saktë dhe pa pasur udhëzim dhe dritë nga Ai. Në polemikat e tyre nuk mbështeten në ndonjë udhëzues, as në logjikë të pastër dhe as në ndonjë njeri të udhëzuar, që ndjek Shpalljen e Zotit. Ata nuk kanë as “libër të ndritur”. Ata nuk kanë as argumente logjike dhe as fetare. Ata ndjekin veçse hamendësime e dyshime, që ua inspiron shejtani i mallkuar, siç thotë i Madhëruari: “Shejtanët i nxisin miqtë e tyre që të polemizojnë me ju. Nëse ju u bindeni atyre, atëherë do të jeni si ata." [En’am 121].