Al-Anbiyaa
Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.
Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21
فَجَعَلَهُمْ جُذَٰذًا إِلَّا كَبِيرًا لَّهُمْ لَعَلَّهُمْ إِلَيْهِ يَرْجِعُونَ 58
Dhe i bëri ato copë e çikë, përveç idhullit të tyre më të madh, që ata t’i drejtoheshin atij. –Vini re se si Allahu tha: “përveç idhullit të tyre më të madh”. Kjo është një përzgjedhje e kujdesshme fjalësh. Çdo gjë që është e urryer nga Zoti nuk përshkruhet me fjalë të bukura, prandaj këtu nuk thotë: “përveç idhullit të madh”, por “përveç idhullit të tyre më të madh.” Edhe Profeti (a.s), kur u drejtohej mbretërve të kohës, thoshte: “Të madhit të persianëve” ose “Të madhit të romakëve”. Kjo është një çështje delikate, që tregon se duhet të kesh shumë kujdes që të mos madhërosh atë që e ka poshtëruar Allahu, por të përzgjedhësh fjalët me kujdes e vëmendje të madhe. Pastaj Allahu i Madhëruar thotë: “...që ata t’i drejtoheshin atij.” Pra, Ibrahimi e la atë idhull, që e quanin më të madhin, që ata ta pyesnin e t’i kërkonin ndihmë. Kështu, ata do të fillonin të arsyetonin drejt dhe të kuptonin mirë argumentet që Ibrahimi u kishte dhënë. Prandaj, në një moment reflektimi, më pas ata do të thoshin: “Vërtet, keqbërësit jeni ju vetë”. Sidoqoftë, kur ata panë se çfarë u kishte ndodhur idhujve të tyre, thanë: