Al-Anbiyaa
Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.
Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21
وَلَقَدْ ءَاتَيْنَآ إِبْرَٰهِيمَ رُشْدَهُۥ مِن قَبْلُ وَكُنَّا بِهِۦ عَـٰلِمِينَ 51
Pasi përmendi Muhamedin (a.s) dhe Musain (a.s) dhe librat që u dha atyre, Allahu i Madhëruar kujton Ibrahimin (a.s):Ne ia dhamë Ibrahimit udhëzimin e tij më herët dhe dinim gjithçka për të. -Ne ia dhamë Ibrahimit udhëzimin më herët, para dërgimit të Musait dhe të Muhamedit dhe para shpalljes së librave të tyre. Allahu i Madhëruar i tregoi Ibrahimit mbretëritë e qiejve dhe të tokës dhe i dhuroi një udhëzim të plotë, përmes së cilit ai përsosi veten dhe ftoi të tjerët. Askujt në botë pas Ibrahimit nuk iu dha ky udhëzim i mrekullueshëm dhe kjo ndihmë e madhe, përveç Muhamedit. Vini re se si Allahu i Madhëruar thotë: “udhëzimin e tij”. Pra, sikur udhëzimi ishte nga Ibrahimi, sepse ai ishte vërtet i drejtë dhe i pastër, i natyrshëm në besimin e pastër monoteist. Gjendja dhe grada e tij e lartë ishte sipas besimit monoteist, me të cilin Zoti e pajisi dhe e urdhëroi që të nënshtrohej dhe të jetonte sipas tij. Në fakt, çdo besimtar është i udhëzuar. Shkalla e udhëzimit të tij është në varësi të imanit që ka në zemër, për të cilin kujdeset dhe punon për ta forcuar përmes veprave të mira. Pastaj Allahu i Madhëruar thotë: “...dhe dinim gjithçka për të.” Allahu i dhuroi Ibrahimit udhëzimin, e dalloi me profetësinë, me dashurinë më të madhe që Ai mund t’i falë ndonjë krijese dhe me shumë veçori e shpërblime në të dyja jetët. Zoti e bëri këtë duke e ditur shumë mirë se Ibrahimi ishte i duhuri për t’u vlerësuar kështu. Ai ishte i pastër, i çiltër, i mençur. I Madhëruari përmend më pas polemikat e Ibrahimit me popullin e tij, kur i ndalonte nga idhujtaria. Ai ua theu idhujt dhe i bëri të heshtnin me argumentim të mençur dhe të urtë: