Al-Anbiyaa
Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.
Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21
وَهُوَ ٱلَّذِى خَلَقَ ٱلَّيْلَ وَٱلنَّهَارَ وَٱلشَّمْسَ وَٱلْقَمَرَ ۖ كُلٌّ فِى فَلَكٍ يَسْبَحُونَ 33
Është Allahu Ai që krijoi Natën dhe Ditën, Diellin dhe Hënën. Të gjithë(trupat qiellorë)notojnë - secili në orbitën e tij (të caktuar). -Sa i lartë, i gjerë dhe i paanë është qielli! Sa madhështor dhe me ngjyrë të bukur duket nga toka! Ai është i përkryer në mënyrë të habitshme. Sa të bukura dhe të rregullta janë pamjet dhe konstilacionet që shfaqen në të! Sa bukur janë vendosur dielli dhe hëna në të! Sa i domosdoshëm është dielli, që ndriçon ditën, por edhe hëna, që ndriçon gjatë natës! Secili nga këta trupa lëvizin në mënyrë të vazhdueshme në rrugën e tyre. Sa të rregullta janë lëvizjet e yjeve dhe pozicionet e tyre! Njerëzit përfitojnë shumë prej trupave qiellorë, si: të ngrohtit, të ftohtit, stinët, llogaritjen e kohës për punët dhe për adhurimet e tyre etj. Gjatë natës, krijesat çlodhen dhe qetësohen, ndërsa gjatë ditës shpërndahen për të kërkuar mirësitë e Allahut. Atëherë, çdo i mençur që mendon për këto dukuri që i sheh çdo ditë e natë, do të arrijë në përfundimin e sigurt se kjo botë është krijuar nga Zoti me një afat të caktuar dhe me një qëllim të caktuar. Në këtë botë, Zoti u ka mundësuar njerëzve të arrijnë kënaqësi dhe mirësi të shumta, por në fund ajo do të shkojë drejt shkatërrimit dhe zhdukjes. Këtë do ta bëjë Allahu, pra, Ai që e solli në ekzistencë. Pas kësaj, të gjithë të përgjegjshmit ligjërisht (njerëz e xhindë) do të kalojnë në një tjetër vend, ndryshe nga ky ku jetojmë tani, dhe atje do të marrin atë që meritojnë, shpërblimin ose ndëshkimin për veprat e tyre. Atëherë do ta kuptojnë dhe do të binden se qëllimi i kësaj bote ka qenë mbjellja e asaj që do të korret në ahiret. Kjo botë është vend kalimi e udhëtimi, jo vend qëndrimi e prehjeje.