Aller au contenu
Tafsir As-Saadi · Taa-Haa
Sourate 20

Taa-Haa

Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.

Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21

Verset 86

فَرَجَعَ مُوسَىٰٓ إِلَىٰ قَوْمِهِۦ غَضْبَـٰنَ أَسِفًا ۚ قَالَ يَـٰقَوْمِ أَلَمْ يَعِدْكُمْ رَبُّكُمْ وَعْدًا حَسَنًا ۚ أَفَطَالَ عَلَيْكُمُ ٱلْعَهْدُ أَمْ أَرَدتُّمْ أَن يَحِلَّ عَلَيْكُمْ غَضَبٌ مِّن رَّبِّكُمْ فَأَخْلَفْتُم مَّوْعِدِى 86

Musai u kthye te populli i vet i zemëruar e i pikëlluar... - Kur Musai u kthye tek populli i vet, ishte i mbushur me zemërim e dëshpërim. Ai iu drejtua atyre duke u treguar se sa e shëmtuar ishte ajo që kishin bërë:... dhe tha: “O populli im! A nuk ju premtoi Zoti juaj një premtim të mirë? -A nuk ishte një premtim i mrekullueshëm shpallja e Teuratit?Apo mos vallë ju duk kohë e gjatë e ju e harruat premtimin? –Mos, vallë, ju duk kohë e gjatë 40 ditë për të pritur? Ky është njëri nga kuptimet e ajetit, i përkrahur nga shumica e mufesirëve. Kuptimi tjetër është: Mos, vallë, kaloi kohë e gjatë që nuk keni pasur profet mes jush dhe nuk dini si të veproni? Mos, vallë, janë zhdukur mësimet e tyre dhe ju jeni të paditur? Mos, vallë, ratë në idhujtari për shkak se ka humbur tradita e profetëve? Jo, sigurisht që nuk është kështu. Profetët dhe dituria profetike janë ende mes jush, prandaj çdo lloj justifikimi i tillë është i papranueshëm.Apo dëshiruat të zbresë zemërimi nga Zoti juaj dhe e thyet besën që më patët dhënë?”. - Mos doni që t’ju përfshijë zemërimi i Zotit tuaj? Në fakt, kështu është. Ju, o të mjerë, i jeni futur një rruge që shkakton zemërimin e Zotit. Ju keni shkelur besën se do t’i bindeshit Zotit tuaj. Musai u tha: “E shkelët besën që më patët dhënë mua”. Ju nuk vepruat siç ju porosita unë. Unë ju porosita të ishit këmbëngulës në rrugën e drejtë. Unë ju lashë Harunin si zëvendës, por ju nuk e dëgjuat as atë, ashtu siç nuk më dëgjuat mua, që nuk isha i pranishëm.