Taa-Haa
Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.
Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21
إِنَّآ ءَامَنَّا بِرَبِّنَا لِيَغْفِرَ لَنَا خَطَـٰيَـٰنَا وَمَآ أَكْرَهْتَنَا عَلَيْهِ مِنَ ٱلسِّحْرِ ۗ وَٱللَّهُ خَيْرٌ وَأَبْقَىٰٓ 73
"Ne besuam në Zotin tone. Ai na i faltë gabimet tona dhe magjitë që ti na detyrove(t'i bënim). - Ne pendohemi për kufr-in dhe gjynahet tona. Besimi i shlyen të gjitha të këqijat, ashtu si pendimi i sinqertë fshin të gjitha gjynahet e shkuara. Vini re! Ata thanë: “Ai na i faltë gabimet tona dhe magjitë që ti na detyrove (t'i bënim).” Pra, duket ata nuk e bënë atë punë me dëshirën e tyre, por ishin të detyruar nga Faraoni. Ajo që kuptohet është se, kur Musai i këshilloi: “Mjerë ju! Mos trilloni gënjeshtra kundër Allahut dhe t’ju shkatërrojë me dënim. Nuk ka dyshim, se ai që trillon (gënjeshtra kundër Allahut), ka për të dështuar.”, ndikoi fort në zemrat e tyre, prandaj edhe filluan polemikat mes tyre rreth përballjes. Por Faraoni i detyroi të mbanin një qëndrim të caktuar dhe të fokusoheshin në punën që e kryen më pas. Kjo shpjegon edhe faktin se ata thanë të njëjtat fjalë që tha Faraoni për Musain: “Këta të dy janë magjistarë, që duan t’ju nxjerrin nga atdheu juaj me magjinë e tyre...”. Kështu, ata vazhduan me planin që Faraoni kishte hartuar dhe që ua kishte bërë të detyrueshëm për zbatim. Mbase ishte pikërisht ky detaj, që Zoti i mëshiroi. Ata nuk e dëshironin ta kundërshtonin të vërtetën me kotësi, por vepruan, si i thonë: “me sy mbyllur” dhe të detyruar nga Faraoni. Mbase ky reflektim në zemrat e tyre pas këshillës së Musait, bëri që ata t’i mëshironte Zoti dhe t’ua hapte zemrat për imanin e pastër dhe pendimin e sinqertë. Pastaj ata thanë:Allahu është më i Miri dhe i Përjetshmi." - Allahu është më i Miri shpërblyes dhe na ka premtuar mirësi më të mëdha se ato që na ofron ti. Gjithashtu, shpërblimi i Tij është i përhershëm dhe do të mbetet gjithmonë. Në çdo rast në Kur'an, kur Allahu tregon historinë e Musait dhe Faraonit me magjistarët, ka përmendur se Faraoni i kërcënoi ata se do t’ua këpuste duart e këmbët dhe se do t’i varte në trungje palmash, por asnjëherë nuk është thënë se Faraoni e ekzekutoi këtë ndëshkim. As në hadithe të sakta nuk thuhet se ai e bëri këtë. Që të themi me bindje se ai e ekzekutoi dënimin ose jo, kjo ka nevojë për hadith të saktë e argument të pranueshëm. Sidoqoftë, Allahu e di më mirë. Ndoshta, duke qenë se Faraoni i kërcënoi se do ta jepte atë ndëshkim dhe fakti se ai kishte pushtetin ta ekzekutonte, tregon në njëfarë mënyre se ai e ka kryer diçka të tillë. Gjithashtu, nëse nuk do ta kishte kryer, Allahu do ta përmendte diçka të tillë ose historianët do të zbulonin ndonjë gjë rreth saj.