Aller au contenu
Tafsir As-Saadi · Al-Baqara
Sourate 2

Al-Baqara

Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.

Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21

Verset 257

ٱللَّهُ وَلِىُّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ يُخْرِجُهُم مِّنَ ٱلظُّلُمَـٰتِ إِلَى ٱلنُّورِ ۖ وَٱلَّذِينَ كَفَرُوٓا۟ أَوْلِيَآؤُهُمُ ٱلطَّـٰغُوتُ يُخْرِجُونَهُم مِّنَ ٱلنُّورِ إِلَى ٱلظُّلُمَـٰتِ ۗ أُو۟لَـٰٓئِكَ أَصْحَـٰبُ ٱلنَّارِ ۖ هُمْ فِيهَا خَـٰلِدُونَ 257

Allahu është Mbrojtësi(i dashur)i atyre që besojnë... -Allahu është i dashuri i atyre që besojnë, sepse ata e kanë zgjedhur Allahun si të adhuruarin dhe të dashurin e tyre. Ata e kanë pranuar dhe janë të kënaqur që Ai të jetë i dashuri dhe kujdestari i çështjeve të tyre. Ata nuk e largojnë për asnjë çast vëmendjen, përkushtimin dhe dashurinë e tyre prej Tij. Ata nuk adhurojnë asnjë e asgjë tjetër, veç Tij. Vetëm Atij i shprehin dashurinë dhe madhërimin e tyre të plotë. Për hir të kësaj dashurie për Allahun, ata i përmirësojnë veprat e fjalët e tyre. Për hir të Zotit, ata i shfaqin urrejtjen dhe armiqësinë jobesimtarëve, armiqve të Tij. Nga ana tjetër, Allahu i Lartësuar i ka dalluar e veçuar ata me dashurinë dhe mirësitë e Tij....dhe i nxjerr ata prej errësirave në dritë. -Prej mëshirës dhe dashurisë së Allahut për ta, është edhe udhëzimi i tyre në rrugën e drejtë, duke i nxjerrë ata prej errësirave në dritë. Errësirat që mbulojnë njerëzit janë të shumta: errësira e kufrit, errësira e mosbindjes ndaj Zotit të Lartësuar, errësira e injorancës etj. I Dashuri i besimtarëve i shpëtoi ata prej këtyre errësirave, duke i nxjerrë ata në dritën e qartë të besimit, bindjes ndaj Tij dhe në dritën e dijes së dobishme, të sigurt e të vërtetë të ardhur prej Tij. Shpërblimi ndaj punëmirëve është i shumëfishtë. Ata do të jenë të sigurt, të qetë e të ruajtur nga tmerri i errësirës së varrit dhe errësirës së Ditës së Ringjalljes. Ata do të jenë të ruajtur prej këtyre errësirave, për t’u lumturuar me mirësinë e përjetshme, në kënaqësitë e pafund. Ata do të shijojnë përgjithmonë gëzimin e dhuruar prej të Dashurit të tyre, Allahut Mëshirëplotë.Për ata që nuk besojnë kujdestarë janë shejtanët... -Miku i atyre që mohojnë Zotin e gjithësisë është Shejtani i mallkuar, i dëbuar nga mëshira e të Madhërishmit. Ata e kanë zgjedhur Shejtanin dhe ushtrinë e tij si mikun dhe të dashurin e tyre. Ata i kanë shprehur atij dashurinë dhe nënshtrimin e tyre, në vend që këtë ta bënin për Krijuesin, që aq shumë përkujdeset për ta. Për shkak të asaj padrejtësie nga ana e tyre, Allahu i Lartësuar u la shejtanëve rrugë të lirë kundër këtyre mosmirënjohësve....të cilët i nxjerrin ata prej drite për t'i futur në errësira. -Për këtë arsye, ata i zhysin mohuesit thellë e më thellë në mosbindjen dhe poshtërsitë e tyre ndaj Krijuesit. Ata vazhdimisht i nxisin ata në rrugët e së keqes, për të mos dalë kurrë prej tyre. Ata i privojnë miqtë e tyre nga drita e besimit, e bindjes ndaj Zotit dhe e dijes së dobishme, që të udhëzon në çdo të mirë të dynjasë dhe ahiretit. Ata i zhysin miqtë e tyre thellë e më thellë në errësirat e mohimit, mosbindjes ndaj Zotit dhe injorancës rreth çdo të mire. Ndëshkimi i tyre në këtë jetë do të jetë, si fillim, privimi nga të mirat dhe dhuratat e Zotit të gjithësisë. Ata i kanë humbur përfundimisht mirësitë e përjetshme, gëzimin dhe lumturinë që do të shijojnë besimtarët, të dashurit e Zotit, sepse ata vetë kanë parapëlqyer dashurinë dhe miqësinë me Shejtanin dhe ushtrinë e tij. Dhe më pas, ata do të ringjallen sërish bashkë, por tashmë duke vuajtur ndëshkimin e përjetshëm të ahiretit. Prandaj thotë i Madhëruari:Këta janë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përjetësisht.