Al-Baqara
Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.
Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21
لَّا جُنَاحَ عَلَيْكُمْ إِن طَلَّقْتُمُ ٱلنِّسَآءَ مَا لَمْ تَمَسُّوهُنَّ أَوْ تَفْرِضُوا۟ لَهُنَّ فَرِيضَةً ۚ وَمَتِّعُوهُنَّ عَلَى ٱلْمُوسِعِ قَدَرُهُۥ وَعَلَى ٱلْمُقْتِرِ قَدَرُهُۥ مَتَـٰعًۢا بِٱلْمَعْرُوفِ ۖ حَقًّا عَلَى ٱلْمُحْسِنِينَ 236
Nuk është gjynah për ju nëse i ndani gratë, me të cilat ende nuk keni kryer marrëdhënie dhe të cilave ende nuk ua keni përcaktuar e dhënë mehrin. -Nuk është gjynah për ju nëse i ndani gratë tuaja para se të keni kryer marrëdhënie seksuale me to dhe para se t’u keni përcaktuar mehrin. Kjo është e lejuar për ju, edhe pse i lëndon disi gratë nga gjendja shpirtërore. Por për të zbutur këtë lëndim, Allahu i Lartësuar i urdhëron burrat që t’i nderojnë këto gra, duke u falur diçka prej pasurisë së tyre. Thotë i Lartësuari:Jepuni atyre ndonjë dhuratë: pasaniku - sipas mundësive të tij, dhe i varfëri - sipas mundësive të tij. -Jepuni atyre diçka prej pasurisë, si zbutje të ndonjë lëndimi që mund t'u keni shkaktuar atyre. Çdokush le të japë sipas mundësisë dhe sipas zakonit të atij vendi e atij populli, siç thotë i Lartësuari:Dhurata për to sipas zakonit është detyrë për bamirësit. -Domethënë, me një furnizim sipas zakonit e traditës së njohur nga njerëzit. Ky veprim është një detyrë për bamirësit, të cilët nuk duhet të hezitojnë kurrë për plotësimin e kësaj dispozite. Burri është ai që i kërkon gruas në fillim ta lidhë zemrën me të dhe që bëhet shkak që ajo ta dojë burrin e saj. Për këtë arsye, tani që ai bëhet shkak për ta ndërprerë këtë dashuri, po ashtu duhet që ta lehtësojë lëndimin e zemrës së saj, duke i dhuruar diçka nga pasuria e vet. Subhanallah! Sa madhështore është kjo dispozitë hyjnore! Ajo është vërtet një tregues i qartë i mëshirës së Atij që e përcaktoi atë! E ku ka ligjvënës më të mirë se Allahu, për ata njerëz që kanë siguri në premtimin e Tij! Ky qe rregulli që lidhej me gratë e divorcuara para përcaktimit të mehrit të tyre dhe para kontaktit seksual me to. Më pas, Allahu i Lartësuar sjell dispozitën rreth atyre grave të divorcuara, me të cilat nuk është kontaktuar seksualisht, por që u është përcaktuar mehri. Kështu, i Lartësuari thotë: