Al-Baqara
Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.
Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21
وَٱلَّذِينَ يُتَوَفَّوْنَ مِنكُمْ وَيَذَرُونَ أَزْوَٰجًا يَتَرَبَّصْنَ بِأَنفُسِهِنَّ أَرْبَعَةَ أَشْهُرٍ وَعَشْرًا ۖ فَإِذَا بَلَغْنَ أَجَلَهُنَّ فَلَا جُنَاحَ عَلَيْكُمْ فِيمَا فَعَلْنَ فِىٓ أَنفُسِهِنَّ بِٱلْمَعْرُوفِ ۗ وَٱللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرٌ 234
Kur ata (burrat)vdesin dhe lënë gra pas, ato(gratë) duhet të presin katër muaj e dhjetë ditë. -Pas vdekjes së burrit, gruaja e ka për detyrë të presë katër muaj e dhjetë ditë pa u martuar. Kjo periudhë lihet me qëllim që, gjatë saj, të qartësohet nëse gruaja ka mbetur shtatzënë apo jo. Dihet se, në hyrje të muajit të pestë, foshnja nis të lëvizë në bark. Ky ajet duket se i përfshin të gjitha gratë. Pra, sipas tij, çdo grua së cilës i ka vdekur burri duhet të presë katër muaj e dhjetë ditë. Megjithatë, nga ky gjykim përjashtohen disa kategori grash, siç janë gratë shtatzëna, të cilat duhet presin derisa ato të lindin e të lirohen nga barra, dhe skllavet, të cilat presin sa gjysma e kohëpritjes së grave të lira, pra, dy muaj e pesë ditë.Kur ato e plotësojnë afatin e tyre të pritjes, nuk është më përgjegjësia juaj(e kujdestarëve ligjorë të gruas)se çfarë bëjnë ato me veten e tyre në mënyrë të njerëzishme. -Pra, pas mbarimit të kohës së pritjes, nuk është gjynah për ju nëse ato i kthehen jetës normale, zbukurimeve, makijazhit, parfumosjes etj. Megjithatë, kjo duhet të jetë, sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar: sipas rregullave normale, e jo me teprime dhe me harame. Ky ajet tregon se është e detyrueshme për gruan që të mbajë zi për burrin e saj të vdekur katër muaj e dhjetë ditë. Të gjithë janë të një mendimi për këtë çështje. Ky gjykim nuk vlen për gratë e divorcuara.Allahu e di hollësisht se çfarë bëni. -Allahu e di hollësisht çdo vepër tuajën, e shfaqur qoftë apo e fshehtë, e madhe apo e vogël. Për çdo vepër që kryeni, Allahu i Lartësuar ka përgatitur shpërblimin e Tij, të bazuar në drejtësi dhe bamirësi. Thënia e Allahut: “...nuk është më përgjegjësia juaj (e kujdestarëve ligjorë të gruas) se çfarë bëjnë ato me veten e tyre në mënyrë të njerëzishme.”, tregon se kujdestari ligjor është përgjegjës për veprimet e gruas së cilës i ka vdekur burri. Ai duhet ta ndalojë atë, nëse ajo i kalon kufijtë. Ai ka të drejtën ta detyrojë atë, që të qëndrojë brenda rregullave. Kjo është detyrë për të ose, në të kundërt, ai ngarkohet me gjynahe për çdo gabim të saj të dukshëm.