Maryam
Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.
Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21
يَـٰزَكَرِيَّآ إِنَّا نُبَشِّرُكَ بِغُلَـٰمٍ ٱسْمُهُۥ يَحْيَىٰ لَمْ نَجْعَل لَّهُۥ مِن قَبْلُ سَمِيًّا 7
(Përgjigja ishte:) O Zekerija! Ne po të përgëzojmë ty me një djalë, emri i të cilit do të jetë Jahja. -Allahu i Madhëruar e përgëzoi Zekerian nëpërmjet melekëve, se do t’i dhuronte një djalosh me emrin Jahja. Ky ishte një emër që e zgjodhi Allahu për të. Jahja ka kuptimin ‘Jeton’ dhe ishte vërtet një emër që i shkonte për shtat atij fëmije. Jeta e tij do të ishte e plotë si në aspektin fizik, ashtu edhe në atë shpirtëror. Jahja do të bënte një jetë fizike shembullore dhe një jetë shpirtërore të kompletuar me shpalljen e Zotit, me diturinë e pastër, me adhurimet e shumta dhe fenë e përkryer, me të cilën ai do të mbushej e ushqehej.Askush para tij nuk është emërtuar me këtë emër. -Askush nuk ishte quajtur me këtë emër më parë. Por mund të ketë edhe kuptimin që askush më parë nuk kishte qenë i ngjashëm me Jahjan, për sa u përket cilësive të larta të tij. Sigurisht që ky përshkrim nuk hedh poshtë faktin që disa profetë të mëdhenj, si Ibrahimi, Musai, dhe Nuhu të ishin më të mirë se ai. Ata ishin profetët më të zgjedhur, prandaj ishin edhe më të mirë sesa Jahja. Kur Zekerias i erdhi përgëzimi për këtë djalë të mbarë, për të cilin ishte lutur aq shumë, ai u çudit, prandaj tha: