Maryam
Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.
Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21
قَالَ رَبِّ إِنِّى وَهَنَ ٱلْعَظْمُ مِنِّى وَٱشْتَعَلَ ٱلرَّأْسُ شَيْبًا وَلَمْ أَكُنۢ بِدُعَآئِكَ رَبِّ شَقِيًّا 4
O Zoti im! Vërtet, mua më janë dobësuar eshtrat... -Nëse dobësohen kockat, që janë shtyllat e trupit, atëherë çdo gjë tjetër është dobësuar....e më është zbardhur koka nga thinjat. -Thinjat janë shenja të pleqërisë dhe paralajmëruese të vdekjes. Kështu, Zekeria kërkoi afrim tek Allahu, duke shprehur dobësinë dhe nevojën e madhe të tij. Kjo është mënyra më e dashur për Allahun që njeriu mund t’i afrohet e t'i kërkojë ndihmë, sepse ajo tregon se ai ka hequr dorë tërësisht nga forcat dhe mundësitë e veta dhe të gjithë ndihmën e kërkon te Zoti. Kështu zemra lidhet e tëra me forcën dhe ndihmën e Zotit dhe jo me faktorët njerëzorë, edhe pse bën gjithçka që ka në dorë, pasi kjo është diçka e detyrueshme.O Zoti im! Unë asnjëherë nuk kam qenë i dëshpëruar me lutjet e mia drejtuar Ty. -O Zoti im, Ti kurrë nuk më ke kthyer duarbosh dhe të dëshpëruar, sa herë që të jam lutur. Gjithmonë më je përgjigjur dhe je treguar i Dashur e Bujar për mua. Butësia dhe përkujdesi yt më kanë ndjekur në çdo çast të jetës sime. Mirësitë e Tua gjithmonë më kanë mrekulluar dhe ma kanë gëzuar zemrën. Ky është një afrim tek Zoti, që bëhet duke treguar mirësitë e shumta të Tij mbi ty dhe përgjigjen e lutjeve të tua. Edhe Zekeria iu lut Allahut, Atij që gjithmonë ishte treguar Bujar me të në të shkuarën, që ta vazhdonte atë mirësi edhe në të ardhmen.