Al-Kahf
Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.
Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21
ٱلْمَالُ وَٱلْبَنُونَ زِينَةُ ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا ۖ وَٱلْبَـٰقِيَـٰتُ ٱلصَّـٰلِحَـٰتُ خَيْرٌ عِندَ رَبِّكَ ثَوَابًا وَخَيْرٌ أَمَلًا 46
Pasuria dhe fëmijët janë stoli e jetës së kësaj bote. -Asgjë më shumë nuk të ofrojnë këto gjëra. Ato janë thjesht stoli të kësaj bote, që do të përfundojnë e zhduken. Ajo që mbetet gjithmonë dhe që e gëzon njeriun është puna e mirë dhe shpërblimet, që do të mbeten edhe pas vdekjes.Por veprat e mira, që mbeten gjithmonë, janë më të mira te Zoti yt dhe janë shpresa më e mirë. -“Vepra të mira që mbeten” përfshin të gjitha ato vepra që bëhen në bindje ndaj Allahut, qofshin ato të detyrueshme, qofshin të pëlqyeshme, qofshin vepra që kanë lidhje me detyrimet ndaj Zotit, qofshin vepra që kanë lidhje me detyrimet ndaj krijesave. Të tilla janë, për shembull: namazi, zekati, sadakaja, haxhi, umreja, shprehjet “Subhânallâh, elhamdu lil-lâh, lâ ilâhe, il-l-Allâh, Allâhu Ekber”, leximi i Kur'anit, kërkimi i dijes së dobishme, urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga të këqijat, mbajtja e lidhjeve farefisnore, bamirësia ndaj prindërve, përmbushja e detyrimeve ndaj bashkëshortes e familjes, madje edhe bamirësia ndaj kafshëve e natyrës dhe të gjitha krijesave. Të gjitha këto janë “vepra të mira që mbeten”. Të gjitha këto kanë vlerë të madhe dhe janë shumë më të shpërblyeshme nga Zoti. Shpërblimi i tyre mbetet dhe shumëfishohet me kalimin e kohës. Shpresohet që edhe në jetën e kësaj bote edhe në ahiret, shpërblimi i tyre të ketë dobi. Mendohu pak për shembullin që Zoti sjell për këtë botë! Ai përmend dy lloje mirësish, që mund të shijohen dhe të fitohen në këtë botë:1. Ato mirësi me të cilat njeriu kënaqet njëfarë kohe, dhe pastaj ato largohen, pa i lënë atij asnjë dobi, madje edhe mund të bëhen shkak për dënimin e tij në këtë jetë dhe në tjetrën. Të tilla janë, për shembull, pasuria e fëmijët, nëse nuk trajtohen në mënyrën e duhur.2. Lloji i dytë janë ato vepra të mira që kryhen gjatë jetës së kësaj bote dhe të cilat i sjellin njeriut dobi të vazhdueshme. Këto janë “veprat e mira që mbeten”.