Aller au contenu
Tafsir As-Saadi · Al-Israa
Sourate 17

Al-Israa

Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.

Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21

Verset 97

وَمَن يَهْدِ ٱللَّهُ فَهُوَ ٱلْمُهْتَدِ ۖ وَمَن يُضْلِلْ فَلَن تَجِدَ لَهُمْ أَوْلِيَآءَ مِن دُونِهِۦ ۖ وَنَحْشُرُهُمْ يَوْمَ ٱلْقِيَـٰمَةِ عَلَىٰ وُجُوهِهِمْ عُمْيًا وَبُكْمًا وَصُمًّا ۖ مَّأْوَىٰهُمْ جَهَنَّمُ ۖ كُلَّمَا خَبَتْ زِدْنَـٰهُمْ سَعِيرًا 97

Atë që Allahu e drejton në Rrugë të Drejtë, ai është i udhëzuar e atë, që Ai e lë të humbur, për ata nuk do të gjesh asnjë ndihmëtar përveç Tij. -Allahu i Madhëruar na njofton se Ai është i vetëm dhe i pashoq në fuqinë për të udhëzuar krijesat ose për t’i lënë në humbje ato. Allahu ua lehtëson dhe ua largon vështirësitë atyre që ka vendosur t’i vërë në rrugë të drejtë. Këta janë të udhëzuarit e vërtetë. Ndërsa ata të cilët i ka lënë në humbje, ata i ka braktisur dhe i ka lënë të mbështeten në veten e vet. Askush nuk mund t’ua mundësojë këtyre udhëzimin përveç Allahut.Në Ditën e Kijametit Ne do t'i tubojmë ata duke i tërhequr zvarrë me fytyra përmbys, të verbër, memecë dhe të shurdhët. - Nuk ka ndonjë mik e mbështetës që do të mund t'i ndihmonte këta të mjerë dhe t’i shpëtonte nga dënimi i Zotit, ditën kur Ai t’i ringjallë ata me fytyrë përtokë, të poshtëruar, të verbër e memecë. Ata as nuk do të shohin dhe as do të mund të flasin kur të përjetojnë ndëshkimin.Vendi i tyre është xhehenemi. Sa herë që duket se flaka po shuhet, Ne do t'ia shtojmë flakërimin. - Vendqëndrimi i tyre i përjetshëm është Xhehenemi. Sa herë që duket se do të shuhet, atij i shtohet sërish nxehtësia. Ata do të përjetojnë një ndëshkim të vazhdueshëm, që kurrë nuk u zbutet. Ata as nuk vdesin dhe të shkatërrohen tërësisht dhe as nuk u lehtësohet ndëshkimi ndonjëherë. Allahu i Madhëruar nuk u bën asnjë padrejtësi, por i ndëshkon për mohimin e ringjalljes, për refuzimin e besimit, për të cilin folën profetët dhe librat. Duke mohuar ringjalljen, ata e konsiderojnë Zotin të pafuqishëm që t’i kthejë edhe një herë në jetë dhe t’i shpërblejë me drejtësinë e Tij.