An-Nahl
Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.
Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21
مَنْ عَمِلَ صَـٰلِحًا مِّن ذَكَرٍ أَوْ أُنثَىٰ وَهُوَ مُؤْمِنٌ فَلَنُحْيِيَنَّهُۥ حَيَوٰةً طَيِّبَةً ۖ وَلَنَجْزِيَنَّهُمْ أَجْرَهُم بِأَحْسَنِ مَا كَانُوا۟ يَعْمَلُونَ 97
Kujtdo që bën një vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, duke qenë besimtar, Ne do t’i japim një jetë të mirë(në këtë botë),... -Ajeti tregon se imani është kusht i domosdoshëm për saktësinë dhe pranimin e veprave të mira. Një vepër nuk mund të quhet “e mirë” në qoftë se nuk bëhet në emër të besimit. Besimi i vërtetë patjetër që do të sjellë punë të mira, qofshin ato detyrime fetare apo vepra të pëlqyeshme. Për njeriun që ka besim të sinqertë dhe vepra të mira ka një premtim të madh: “Ne do t’i japim një jetë të mirë...”. Kjo jetë do të jetë e këndshme në sajë të prehjes së zemrës dhe qetësisë shpirtërore. Ata të zgjedhur as që ia hedhin vështrimin atyre gjërave që trazojnë zemrat, prandaj Allahu i Lartësuar i furnizon ata me hallall, me mënyra që atyre as u shkojnë ndër mend. Ndërsa në ahiret, Ai thotë:... e(në botën tjetër)do t’i japim shpërblimin më të mirë për veprat e mira. -Të shumta e të llojllojta do të jenë mirësitë e kënaqësitë që do t’u jepen, të tilla që as syri s’i ka parë, as veshi nuk i ka dëgjuar dhe asnjë zemër nuk ka mundur t’i përfytyrojë. Kështu i shpërblen Allahu ata me mirësi në të dyja jetët.