Aller au contenu
Tafsir As-Saadi · Ibrahim
Sourate 14

Ibrahim

Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.

Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21

Verset 4

وَمَآ أَرْسَلْنَا مِن رَّسُولٍ إِلَّا بِلِسَانِ قَوْمِهِۦ لِيُبَيِّنَ لَهُمْ ۖ فَيُضِلُّ ٱللَّهُ مَن يَشَآءُ وَيَهْدِى مَن يَشَآءُ ۚ وَهُوَ ٱلْعَزِيزُ ٱلْحَكِيمُ 4

Ne e kemi dërguar çdo pejgamber veçse me gjuhën e popullit të vet, për t’ua qartësuar gjërat. -Ky ajet tregon dashurinë, butësinë dhe përkujdesjen e madhe të Allahut të Madhëruar, i Cili i përzgjodhi profetët nga mesi i popujve përkatës, që flisnin gjuhën e tyre, në mënyrë që t’u sqaronin gjithçka që ata kishin nevojë. Kështu kujdeset i Gjithëmëshirshmi, që njerëzit të kenë mundësinë të mësojnë atë që Ai ka shpallur. Nëse profetët nuk do të flisnin të njëjtën gjuhë me popujt e tyre, ata do të mund të mësonin Shpalljen e Zotit vetëm nëse do të mësonin paraprakisht gjuhën e Shpalljes. Profetët qartësuan gjithçka, prandaj popujt nuk kanë asnjë justifikim përpara Zotit. Pas këtij qartësimi, Allahu i Madhëruar tregon se do të ndodhin dy gjëra:Allahu e lë në humbje atë që dëshiron dhe udhëzon në rrugë të drejtë atë që dëshiron. -Allahu lë të paudhëzuar ata që nuk nënshtrohen të jetojnë dhe ta adhurojnë Atë sipas udhëzimit të përcjellë e të qartësuar nga profetët e shpalljet. Ndërsa për ata që i pranojnë me respekt shpalljet dhe udhëzimin e Zotit dhe nënshtrohen të jetojnë sipas tyre, ky hap shënon fillimin e suksesit. Allahu i Madhëruar i udhëzon edhe më tej dhe ua forcon besimin. Këta janë ata që Ai i do për t’i përfshirë në mëshirën dhe përkujdesin e Tij të veçantë dhe për t’u dhënë udhëzimin e plotë. Pastaj i Lartësuari na udhëzon të meditojmë në dy emra të Tij:Ai është Ngadhënjimtari dhe i Urti. -Allahu është El Aziz - Krenari, Ngadhënjimtari. Si i tillë, Ai është i vetmi që jep udhëzimin dhe ka në dorë humbjen. Ai i rrotullon zemrat e robërve si të dëshirojë. Allahu është edhe Hakim - i Urtë dhe, si i tillë, Ai e vendos udhëzimin dhe humbjen në zemrat që i meritojnë ato. Ky ajet është argument që tregon se mësimi i gjuhës arabe dhe disiplinave të saj është një vepër e lavdërueshme dhe e shpërblyeshme nga Zoti, sepse vetëm përmes kësaj njohurie mund të kuptojmë drejt dhe plotësisht mesazhin e Zotit. Megjithatë, disa njerëz mund ta njohin mirë dhe natyrshëm gjuhën arabe, si gjuhën e tyre mëmë. Të tillë ishin sahabët dhe populli që jetoi në kohën e Profetit a.s. Ata e njihnin mirë arabishten, me të gjitha disiplinat e saj, pa qenë nevoja që ta mësonin në shkollë.