پرش به محتوا
Tafsir As-Saadi · Al-Bayyina
سورهٔ ۹۸

Al-Bayyina

این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همان‌گونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز داده‌های QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه می‌دارد. اطلاعات ثبت‌شدهٔ QUL نمی‌گوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی می‌کند، و برای متن مجوزی بیان نمی‌کند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیه‌هایی آمده که دربارهٔ آن‌ها توضیح می‌دهد و این آیه‌ها متن قرآن از Tanzil است، همان‌گونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.

متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشته‌شده در 2026-10-21

آیهٔ ۸

جَزَآؤُهُمْ عِندَ رَبِّهِمْ جَنَّـٰتُ عَدْنٍ تَجْرِى مِن تَحْتِهَا ٱلْأَنْهَـٰرُ خَـٰلِدِينَ فِيهَآ أَبَدًا ۖ رَّضِىَ ٱللَّهُ عَنْهُمْ وَرَضُوا۟ عَنْهُ ۚ ذَٰلِكَ لِمَنْ خَشِىَ رَبَّهُۥ ۸

Shpërblimi për ta është te Zoti i tyre, në Xhenetet e Adnit, nëpër të cilët rrjedhin lumenj. Atje do të jenë të përjetshëm.. -Ata do të jenë në Xhenete të përjetshme, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Atje nuk do të kenë lodhje dhe kurrë nuk do të largohen. Atje do të jenë në mirësi, nga të cilat kurrë nuk do të velen dhe nuk do të dinë të kërkojnë më shumë e më mirë sesa janë. Nëpër kopshtet e tyre do të rrjedhin lumenj dhe ata do të shijojnë të lumtur çdo mirësi të dhuruar nga Bujari i Madh.Allahu është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur me Të. Kjo është për ata që i druhen Zotit të tyre. -Allahu është i kënaqur me ta, për bindjen dhe adhurimin e tyre të sinqertë për Të, sikurse Ai i mësoi dhe i udhëzoi nëpërmjet profetëve. Edhe ata janë të kënaqur me Allahun, për mirësitë dhe dhuratat e shumta që Ai u jep. Këto shpërblime të mrekullueshme u premtohen vetëm atyre që i druhen Zotit të tyre dhe i nënshtrohen Atij me respekt, duke zbatuar porositë e Tij, në shenjë dashurie dhe madhërimi për Të, dhe duke u larguar nga haramet që ka caktuar Ai. Këtu përfundon komenti i sures Bejjine. Falënderimi dhe lavdërimet i qofshin vetëm Allahut të Madhëruar!