Al-Bayyina
این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همانگونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز دادههای QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه میدارد. اطلاعات ثبتشدهٔ QUL نمیگوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی میکند، و برای متن مجوزی بیان نمیکند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیههایی آمده که دربارهٔ آنها توضیح میدهد و این آیهها متن قرآن از Tanzil است، همانگونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.
متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشتهشده در 2026-10-21
رَسُولٌ مِّنَ ٱللَّهِ يَتْلُوا۟ صُحُفًا مُّطَهَّرَةً ۲ فِيهَا كُتُبٌ قَيِّمَةٌ ۳
...I Dërguari prej Allahut, që lexon Fletë të Pastra. Në to ka shkrime(plot ligje të drejta e) të urta. -Argumenti i qartë që udhëzon në rrugën e drejtë ishte një profet, të cilit Zoti do t’i shpallte një libër e që do t’i ftonte njerëzit në të vërtetën dhe të drejtën. Këtë libër ai do t’ua lexonte njerëzve, për t’u mësuar atyre Urtësinë, për të pastruar shpirtrat e tyre dhe për t’i nxjerrë nga errësirat në dritë. I Madhëruari e ka cilësuar Librin e Tij si “Suĥufen Mutahherah” - Fletë të Pastra. Pra, ai është një libër i pastër nga çdo e metë dhe atij nuk mund t’i afrohen shejtanët. Atë e prekin veçse të pastrit, sepse është fjala e më të Lartit, që asgjë nuk mund t’i afrohet për nga madhështia, rëndësia dhe begatia. I Madhëruari thotë gjithashtu për librin e Tij që: "Në to ka shkrime (plot ligje të drejta e) të urta.”. Të vërteta janë historitë e tij, të padiskutueshme janë parashikimet e tij, të drejta janë dispozitat e tij. Ai udhëzon në rrugën e drejtë. Me ardhjen e këtij libri, do të dallohej qartë kërkuesi i sinqertë i së vërtetës nga mashtruesi dhe shtiracaku. Pas dërgimit të Profetit dhe shpalljes së librit të Tij, çdokush do të mësojë të vërtetën dhe nuk do të ketë më justifikim tek i Madhëruari. Ai që do të besojë do ta bëjë këtë me dije e siguri të plotë, ndërsa ai që do të mohojë do ta bëjë këtë me vetëdije të plotë, jo për shkak të paditurisë dhe paqartësisë, sepse ky libër nuk lë asgjë pa shpjeguar dhe qartësuar prej çështjeve të besimit dhe udhëzimit. Nëse ndodh që ithtarët e Librit nuk e besojnë Kur'anin, dijeni se kjo nuk është ndonjë gjë e re. Devijimi që ata preferojnë dhe inati i tyre gjithmonë i ka çuar në përçarje dhe armiqësi, edhe pas qartësimit të së vërtetës me fakte të qarta dhe argumente bindëse. I Madhëruari thotë: