At-Tawba
این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همانگونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز دادههای QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه میدارد. اطلاعات ثبتشدهٔ QUL نمیگوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی میکند، و برای متن مجوزی بیان نمیکند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیههایی آمده که دربارهٔ آنها توضیح میدهد و این آیهها متن قرآن از Tanzil است، همانگونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.
متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشتهشده در 2026-10-21
وَمِنْهُم مَّن يَقُولُ ٱئْذَن لِّى وَلَا تَفْتِنِّىٓ ۚ أَلَا فِى ٱلْفِتْنَةِ سَقَطُوا۟ ۗ وَإِنَّ جَهَنَّمَ لَمُحِيطَةٌۢ بِٱلْكَـٰفِرِينَ ۴۹
Prej tyre ka edhe të tillë që thonë: “Më jep leje e mos më sprovo!” -Ka munafikë që të kërkojnë leje për të mos marrë pjesë në luftë, me një justifikim të çuditshëm duke thënë: “Me jep leje e mos më sprovo! Domethënë, më jep leje mua, që të mos marr pjesë në luftë, sepse atje do të përballem me gratë e Beni Asfer, dhe unë nuk i përballoj dot ato.” Kështu tha El Xhed Ibn Kajsi (Allahu e poshtëroftë dhe e shëmtoftë!). Duke qenë hipokrit, ai pretendoi se kishte qëllim të mirë në vetvete. Nëse marr pjesë në këtë luftë, - pretendonte ai, - unë do të përballem me një sprovë të vështirë, prandaj unë dua vetëm që t'i ruhem të keqes. Por Allahu i Madhëruar i demaskon këta lloj njerëzish, duke thënë:Por ata tashmë kanë rënë në sprovë -Edhe nëse e marrim si të mirëqenë pretendimin e tyre, ai është i gabuar, sepse shmangia nga lufta është e keqe më e madhe. E ku ka ligësi më të madhe sesa mosbindja ndaj Allahut dhe ndaj të Dërguarit të Tij?! Paturpësia për të rënë në këtë gjynah të madh është vepër shumë e rëndë. Nga ana tjetër, lufta me vështirësitë e saj nuk mund të krahasohet me shpërfilljen e kushtrimit të Zotit dhe të Profetit dhe dëmet që ai shkakton. Aq më tepër që ‘sprova’ e supozuar prej tyre nuk ishte e sigurt se do të ndodhte. Por edhe sikur të ishte e sigurt, ajo duhej përballuar ashtu si çdo sprovë tjetër që i shoqëron ndonjëherë adhurimet ndaj Zotit. Prandaj i Madhëruari i kërcënon ata, duke thënë:dhe Xhehenemi do t'i rrethojë mohuesit(në të gjitha anët). -Ata nuk mund t’i shpëtojnë Xhehenemit dhe askush nuk mund t'i çlirojë e mbrojë ata prej tij.