پرش به محتوا
Tafsir As-Saadi · At-Tawba
سورهٔ ۹

At-Tawba

این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همان‌گونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز داده‌های QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه می‌دارد. اطلاعات ثبت‌شدهٔ QUL نمی‌گوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی می‌کند، و برای متن مجوزی بیان نمی‌کند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیه‌هایی آمده که دربارهٔ آن‌ها توضیح می‌دهد و این آیه‌ها متن قرآن از Tanzil است، همان‌گونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.

متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشته‌شده در 2026-10-21

آیهٔ ۳۷

إِنَّمَا ٱلنَّسِىٓءُ زِيَادَةٌ فِى ٱلْكُفْرِ ۖ يُضَلُّ بِهِ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ يُحِلُّونَهُۥ عَامًا وَيُحَرِّمُونَهُۥ عَامًا لِّيُوَاطِـُٔوا۟ عِدَّةَ مَا حَرَّمَ ٱللَّهُ فَيُحِلُّوا۟ مَا حَرَّمَ ٱللَّهُ ۚ زُيِّنَ لَهُمْ سُوٓءُ أَعْمَـٰلِهِمْ ۗ وَٱللَّهُ لَا يَهْدِى ٱلْقَوْمَ ٱلْكَـٰفِرِينَ ۳۷

Zhvendosja(e një muaji të ndaluar)është veçse shtim i mosbesimit. Prandaj mohuesit humbin larg:... -“Shtyrja” i referohet një lloj ndryshimi të kohës së muajve të shenjtë. Idhujtarët e kohës së injorancës e ndryshonin si të donin kohën se kur fillonin muajt e shenjtë dhe kur përfundonin. Kjo ishte një lloj hileje, që ata e bënin thjesht dhe vetëm për të përfituar nga luftimet kur u interesonte atyre. Kur dëshironin që të bënin luftë, por qëllonte të ishte muaj i shenjtë, ata vendosnin që ta shtynin datën e fillimit të këtij muaji, derisa të përfundonte lufta. Ose vepronin në të kundërt, pra, e afronin datën e hyrjes së muajit të shenjtë, në mënyrë që përfundimi i tij të përkonte me datën e nisjes së luftimeve, siç dëshironin ata. Në këtë mënyrë, ata tjetërsonin gjykimin dhe ligjet e Allahut të Lartësuar në lidhje me muajt e shenjtë, sipas dëshirës së tyre. Por Allahu i Lartësuar e quajti këtë lloj manovre të tyre: “...shtim i mosbesimit, nëpërmjet të cilit mohuesit humbin larg.” Domethënë, ky veprim ishte një shprehje e shtuar e mohimit dhe përhumbjes së tyre. Një devijim i tillë kishte shumë anë negative dhe padrejtësi, siç do t’i përmendim më poshtë: Së pari, ai qe një rregull që e kishin shpikur vetë e që u shkonte për shtat dëshirave të tyre, por ata i jepnin ngjyrime hyjnore dhe fetare, sikur të ishte vërtet i përcaktuar nga Zoti. Ky ishte një mashtrim i frikshëm dhe, pa dyshim, që Allahu i Lartësuar dhe Profeti i Tij janë larg këtyre shpikjeve dhe trillimeve. Ai ishte një tjetërsim i fesë së Zotit, duke e kthyer hallallin në haram dhe haramin në hallall. Ai ishte, gjithashtu, një shpifje ndaj Allahut të Lartësuar, por edhe padrejtësi ndaj njerëzve, duke u fshehur atyre fenë dhe ligjin e vërtetë të Allahut të Lartësuar. Mashtruesit përdorin shumë hile, thjesht dhe vetëm për të përmbushur orekset e tyre. Me fjalë të tjera, ky është adhurim, që ata i bëjnë egos së vet. Nëse vazhdon përherë me vepra të këqija dhe me kundërshtim të ligjit të Allahut të Lartësuar, me kalimin e kohës nuk të bën më përshtypje kjo rrugë. Madje, shumëkush mund të mendojë se këto janë vepra të bukura, të mira dhe të dobishme për njerëzit. Në këtë mënyrë tjetërsohet realiteti dhe ndryshon ligji i Allahut të Lartësuar. Kjo i bën njerëzit që të vërtetën ta shohin si gënjeshtër dhe gënjeshtrën ta shohin si të vërtetë.Në një vit, ata e konsiderojnë atë jo të shenjtë, e në një vit tjetër e konsiderojnë të shenjtë, për të arritur një përputhje me numrin e muajve që Allahu i bëri të shenjtë. Kështu ata bëjnë të lejuar atë që Allahu e ka ndaluar. -Kjo ishte për të ndryshuar caktimin e Allahut të Lartësuar. Ata nuk ndryshonin numrin e muajve të shenjtë, por e linin siç ishte, domethënë katër, por ndryshonin kohën e tyre, duke bërë që njerëzit të mos kuptonin se kur fillonin dhe mbaronin në të vërtetë ata. Kështu hallalli bëhej haram dhe harami hallall. Për këta, Allahu i Lartësuar thotë:Atyre u janë hijeshuar veprat e këqija. -Shejtanët e mallkuar ua zbukuruan këto devijime dhe shpikje në ligjin e Zotit, prandaj i shihnin si vepra të mira. Ata mendonin se ishin në rrugë të drejtë dhe se kjo ishte diçka e dobishme dhe e lejueshme, prandaj në zemrat e tyre kjo u kthye në besim të patundur, për hir të të cilit ata luftojnë. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë:Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë ata që mohojnë besimin(e vërtetë). -Kështu janë ata. Mohimi është bërë cilësi e pandashme e tyre. Ata mohojnë ligjin e Allahut të Lartësuar, duke e konsideruar Shpalljen dhe profetët si mashtrime. Kjo është rrënjosur në zemrat e tyre, prandaj nuk kanë për të besuar, edhe sikur t'u sjellësh çdo lloj argumenti, shenje dhe mrekullie nga Allahu i Lartësuar.