At-Tawba
این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همانگونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز دادههای QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه میدارد. اطلاعات ثبتشدهٔ QUL نمیگوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی میکند، و برای متن مجوزی بیان نمیکند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیههایی آمده که دربارهٔ آنها توضیح میدهد و این آیهها متن قرآن از Tanzil است، همانگونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.
متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشتهشده در 2026-10-21
وَمِمَّنْ حَوْلَكُم مِّنَ ٱلْأَعْرَابِ مُنَـٰفِقُونَ ۖ وَمِنْ أَهْلِ ٱلْمَدِينَةِ ۖ مَرَدُوا۟ عَلَى ٱلنِّفَاقِ لَا تَعْلَمُهُمْ ۖ نَحْنُ نَعْلَمُهُمْ ۚ سَنُعَذِّبُهُم مَّرَّتَيْنِ ثُمَّ يُرَدُّونَ إِلَىٰ عَذَابٍ عَظِيمٍ ۱۰۱
Rreth jush ka beduinë që janë hipokritë. Edhe prej banorëve të Medinës ka nga ata që janë kryeneçë në dyfytyrësinë e tyre. Ti nuk i njeh ata, por Ne i dimë mirë. – Kuptimi: Shumë nomadë - por edhe disa banorë të Medinës - janë munafikë. Ata janë këmbëngulës në hipokrizinë dhe padrejtësitë e tyre. Ju nuk i njihni ata, prandaj edhe nuk mund t'i trajtoni ashtu si e meritojnë ata hipokritë të ulët dhe plot ligësi. Por mos harroni se është Allahu i Lartësuar që i ka lënë në hije, që ju të mos i identifikoni ata. Ai e ka bërë diçka të tillë me urtësinë e Tij të madhe. Megjithatë, mos harroni edhe diçka më të rëndësishme:Kemi për t’i dënuar ata dy herë, e pastaj do të flaken në dënimin e madh. -Përmenden dy ndëshkime për këta të mjerë. Ajeti është kuptuar me mënyra të ndryshme. Sipas një kuptimi, ata do të ndëshkohen në këtë jetë dhe në ahiret. Në dynja ata ndëshkohen me trishtim, ankth dhe frikë torturuese. Ata dëshpërohen për çdo mirësi dhe fitore që gëzojnë besimtarët. Ndërsa në ahiret i pret dënimi i zjarrit, dhe ai është më i keqi. Ndërsa sipas një kuptimi tjetër, ajeti do të thotë se Allahu i Madhëruar do t’ua shumëfishojë dhe rëndojë gjithnjë e më tepër dënimin munafikëve, që fshihen si gjarpërinj.