Al-Anfaal
این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همانگونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز دادههای QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه میدارد. اطلاعات ثبتشدهٔ QUL نمیگوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی میکند، و برای متن مجوزی بیان نمیکند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیههایی آمده که دربارهٔ آنها توضیح میدهد و این آیهها متن قرآن از Tanzil است، همانگونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.
متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشتهشده در 2026-10-21
وَمَا لَهُمْ أَلَّا يُعَذِّبَهُمُ ٱللَّهُ وَهُمْ يَصُدُّونَ عَنِ ٱلْمَسْجِدِ ٱلْحَرَامِ وَمَا كَانُوٓا۟ أَوْلِيَآءَهُۥٓ ۚ إِنْ أَوْلِيَآؤُهُۥٓ إِلَّا ٱلْمُتَّقُونَ وَلَـٰكِنَّ أَكْثَرَهُمْ لَا يَعْلَمُونَ ۳۴
E çfarë mund ti mbrojë ata nga dënimi i Allahut, kur ata pengojnë vizitën në Xhaminë e Shenjtë? -E kush mund ta pengojë ndëshkimin e Allahut mbi ta, ndërkohë që ata kanë kryer gjithçka që e bën të detyrueshëm dhe të merituar këtë ndëshkim?! Por cilat ishin ato veprime, të cilat e bënin të detyrueshëm ndëshkimin nga Allahu i Lartësuar? Së pari, ishte pengimi i njerëzve nga Xhamia e Shenjtë dhe, në mënyrë të veçantë, pengimi i Profetit (a.s)dhe shokëve të tij, të cilët ishin besimtarët e parë që e meritonin frekuentimin e kësaj xhamie. Profeti (a.s)dhe shokët e tij ishin ata që e meritonin të adhuronin Zotin në Shtëpinë e Tij të shenjtë, dhe jo paganët, të cilët bënin idhujtari në atë xhami, duke bërë krimin më të rëndë. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar thotë më pas:Ata nuk janë rojtarët të saj. -Idhujtarët nuk mund të jenë ‘eulijaeh’, domethënë, nuk e meritojnë të quhen miq të atij tempulli. Në fakt, ajeti mund të kuptohet me dy mënyra:1.“Ata nuk janë miq të saj”, domethënë, idhujtarët nuk janë aspak miq të Shtëpisë së Shenjtë, që është bërë për të adhuruar Zotin si Një e të vetëm, pa idhujtari.2.“Ata nuk janë miqtë e Allahut.” Domethënë, idhujtarët nuk janë miqtë, të dashurit dhe të afërtit e Allahut të Lartësuar, prandaj nuk mund të pretendojnë se e meritojnë frekuentimin e Shtëpisë së Tij, vendin ku Ai adhurohet si Një i vetëm.Miqtë e vërtetë të Allahut të Lartësuar dhe të Shtëpisë së Tij janë vetëm të devotshmit, siç thuhet më pas:Askush, përveç të devotshmit, nuk mund të jetë rojtari i saj... -Këta janë ata që besojnë Allahun e Lartësuar dhe Profetin e Tij. Ata e njësojnë Zotin në adhurim, me sinqeritet dhe sipas mënyrës që Ai ka përcaktuar, me qëllimin që të fitojnë kënaqësinë e Tij....por shumica e tyre nuk e dinë. -Shumica e tyre nuk e dinë, prandaj pretendojnë për veten e tyre diçka që nuk e meritojnë aspak, sepse janë të tjerët që e meritojnë.