پرش به محتوا
Tafsir As-Saadi · Al-A'raaf
سورهٔ ۷

Al-A'raaf

این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همان‌گونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز داده‌های QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه می‌دارد. اطلاعات ثبت‌شدهٔ QUL نمی‌گوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی می‌کند، و برای متن مجوزی بیان نمی‌کند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیه‌هایی آمده که دربارهٔ آن‌ها توضیح می‌دهد و این آیه‌ها متن قرآن از Tanzil است، همان‌گونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.

متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشته‌شده در 2026-10-21

آیهٔ ۱۷۶

وَلَوْ شِئْنَا لَرَفَعْنَـٰهُ بِهَا وَلَـٰكِنَّهُۥٓ أَخْلَدَ إِلَى ٱلْأَرْضِ وَٱتَّبَعَ هَوَىٰهُ ۚ فَمَثَلُهُۥ كَمَثَلِ ٱلْكَلْبِ إِن تَحْمِلْ عَلَيْهِ يَلْهَثْ أَوْ تَتْرُكْهُ يَلْهَث ۚ ذَّٰلِكَ مَثَلُ ٱلْقَوْمِ ٱلَّذِينَ كَذَّبُوا۟ بِـَٔايَـٰتِنَا ۚ فَٱقْصُصِ ٱلْقَصَصَ لَعَلَّهُمْ يَتَفَكَّرُونَ ۱۷۶

Po të kishim dashur, Ne do ta kishim lartësuar atë nëpërmjet Shenjave Tona... -Po të dëshironte Allahu iLartësuar, do ta lartësonte atë me diturinë që kishte, duke i dhënë forcë dhe vullnet për të punuar sipas saj. Në këtë mënyrë, ai do të ishte tërësisht i mbrojtur nga armiqtë e tij, në krye të të cilëve qëndron Shejtani i mallkuar....por ai e kërkoi përjetësinë në tokë dhe ndoqi dëshirat e tij të kota. -Me atë që bëri, ai e meritoi braktisjen dhe devijimin. Ai u mahnit pas kësaj dynjaje, a thua se do të ishte i përjetshëm në këtë botë, prandaj u lëshua i tëri në plotësimin e dëshirave të tij të ulta. Ai braktisi bindjen ndaj Allahut të Lartësuar, që në fakt duhet të ishte i dashuri dhe i adhuruari i tij. Allahu i Lartësuar bën një krahasim për këtë lloj njeriu:Ai i ngjan një qeni, të cilin, nëse e përzë, nxjerr gjuhën, por edhe nëse nuk e përzë, ai sërish nxjerr gjuhën. -Për shkak të rëndësisë së madhe që i dha kësaj bote, me dashuri të tepruar për të, ky njeri i ngjan atij qenit që, nëse e përzë, nxjerr gjuhën, por edhe nëse nuk e përzë, ai sërish nxjerr gjuhën, domethënë, do të vazhdojë të bëjë atë që dëshiron. Edhe ky njeri do të vazhdojë që t’i japë rëndësi kësaj dynjaje dhe plotësimit të dëshirave të tij të shfrenuara. Ai nuk ka për t’u ngopur kurrë me këto kënaqësi, por do të kërkojë gjithmonë qejfe të reja.Të tillë janë ata që i mohojnë Shenjat Tona. -Ata i mohojnë faktet dhe shpalljet e Allahut të Lartësuar, edhe pse Ai i ka bërë të qarta dhe të kuptueshme. Ata i konsiderojnë si gjëra të parëndësishme dhe i hedhin pas shpine. Për këtë shkak, edhe Allahu i Lartësuar nuk ua jep më mundësinë që ta pranojnë fenë e Tij, pasi ata duan të ndjekin vetëm dëshirat e tyre.Tregoju atyre historinë, që ata të mendojnë! - Rrëfejua këto histori, me shpresë që ata të meditojnë dhe të nxjerrin mësime prej tyre! Pa dyshim, nëse ata meditojnë, do të nxjerrin vërtet shumë mësime, e nëse kanë sinqeritet, do të dorëzohen dhe do të adhurojnë Allahun e Lartësuar ashtu siç e pëlqen Ai.