پرش به محتوا
Tafsir As-Saadi · Al-A'raaf
سورهٔ ۷

Al-A'raaf

این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همان‌گونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز داده‌های QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه می‌دارد. اطلاعات ثبت‌شدهٔ QUL نمی‌گوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی می‌کند، و برای متن مجوزی بیان نمی‌کند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیه‌هایی آمده که دربارهٔ آن‌ها توضیح می‌دهد و این آیه‌ها متن قرآن از Tanzil است، همان‌گونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.

متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشته‌شده در 2026-10-21

آیهٔ ۱۵۸

قُلْ يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ إِنِّى رَسُولُ ٱللَّهِ إِلَيْكُمْ جَمِيعًا ٱلَّذِى لَهُۥ مُلْكُ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ ۖ لَآ إِلَـٰهَ إِلَّا هُوَ يُحْىِۦ وَيُمِيتُ ۖ فَـَٔامِنُوا۟ بِٱللَّهِ وَرَسُولِهِ ٱلنَّبِىِّ ٱلْأُمِّىِّ ٱلَّذِى يُؤْمِنُ بِٱللَّهِ وَكَلِمَـٰتِهِۦ وَٱتَّبِعُوهُ لَعَلَّكُمْ تَهْتَدُونَ ۱۵۸

Thuaj: “O njerëz! Unë jam i dërguari i Allahut për të gjithë ju. - Unë jam i dërguari i Zotit për të gjithë njerëzimin, për arabët dhe joarabët, për ehli kitab-ët dhe për ata që nuk kanë libër qiellor.Jam i dërguari i Allahut, në dorën e të Cilit është sundimi i qiejve e i tokës. -Zoti im vepron në këtë krijim, në qiell dhe në tokë, me ligjet e Tij të krijimit, të rregullimit të çështjeve, të sundimit dhe të mbretërimit. Gjithashtu, Ai ka vendosur në këtë gjithësi edhe ligjet fetare, të cilat ia mësoi Profetit që i përcjell ndër njerëz. Unë ju ftoj në rrugën e Allahut të Lartësuar dhe ju mësoj se si të bëheni banorë të Xhenetit, që është vendi i bujarisë së Allahut të Madhëruar. Unë ju mësoj dhe paralajmëroj, gjithashtu, që të largoheni nga çdo gjë që ju largon prej Allahut të Lartësuar dhe ju privon nga Xheneti i Tij.Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij. -Askush e asgjë tjetër, veç Allahut, nuk meriton të adhurohet me dashuri, madhërim, frikë dhe shpresë. Nuk ka dyshim se mënyra e saktë e adhurimit të Allahut të Lartësuar mund të mësohet dhe të kuptohet veçse nëpërmjet rrugës së profetëve dhe Shpalljes së Tij. Ky është ligji i Allahut dhe këto janë format përmes të cilave Ai ua mëson fenë njerëzve.Ai jep jetë dhe Ai jep vdekje. - Allahu është Ai që Juhji ue Jumit– Ai që jep jetë dhe jep vdekje. Askush nuk mund të marrë pjesë me Allahun e Lartësuar në këtë pushtet për të dhënë jetë dhe vdekje; ai i takon Allahut dhe vetëm Allahut. Allahu i Madhëruar e ka bërë vdekjen si një urë kalimi për të kaluar në jetën tjetër. Në ahiret njerëzit do të jenë të përjetshëm dhe nuk do të ketë më vdekje tjetër. Atëherë, çdokush që beson Ditën e Gjykimit dhe jetën e pasosur, duhet të pranojë edhe profetin e fundit, Muhamedin a.s:Besoni në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij, Profetin që nuk shkruan e nuk lexon,... -Besojeni atë thellë me zemër, por frytet të dallohen dhe shfaqen edhe në veprimet tuaja. Besojini këtij Profeti, i cili:...që beson Allahun dhe Shpalljet e Tij! - Besojeni këtë Profet, i cili është i përqendruar vendosmërisht në rrugën e drejtë të Zotit. Ai është korrekt dhe besnik në transmetimin e besimit të vërtetë, ashtu siç ka dashur Allahu i Lartësuar që të jetë. Ai është i përqendruar në zbatimin e përpiktë dhe me sinqeritet të kësaj feje, por është edhe këmbëngulës, i duruar dhe i mëshirshëm në këtë detyrë.Ndiqeni rrugën e tij, që të jeni të udhëzuar!” - Ndiqni rrugën e tij, që të jeni në rrugë të drejtë. Vetëm kështu do të arrini të gjitha mirësitë dhe begatitë që synoni. Vetëm duke ecur në gjurmët e tij do të përkryeni fenë tuaj dhe do të arrini mirësitë në të dyja jetët. Në të kundërt, nëse nuk e pasoni atë, atëherë do të humbni dhe do të largoheni shumë nga e vërteta.