Al-An'aam
این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همانگونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز دادههای QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه میدارد. اطلاعات ثبتشدهٔ QUL نمیگوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی میکند، و برای متن مجوزی بیان نمیکند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیههایی آمده که دربارهٔ آنها توضیح میدهد و این آیهها متن قرآن از Tanzil است، همانگونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.
متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشتهشده در 2026-10-21
إِنَّ ٱللَّهَ فَالِقُ ٱلْحَبِّ وَٱلنَّوَىٰ ۖ يُخْرِجُ ٱلْحَىَّ مِنَ ٱلْمَيِّتِ وَمُخْرِجُ ٱلْمَيِّتِ مِنَ ٱلْحَىِّ ۚ ذَٰلِكُمُ ٱللَّهُ ۖ فَأَنَّىٰ تُؤْفَكُونَ ۹۵
Allahu i Madhëruar na tregon rreth pushtetit e sundimit të Tij të gjerë, fuqisë së Tij të madhe dhe faktit se Ai është absolutisht i Plotë. Ai na tregon, gjithashtu, për mëshirën e Tij të gjerë, bamirësinë e Tij gjithëpërfshirëse dhe përkujdesin e Tij të jashtëzakonshëm për krijesat. Kështu, i Lartësuari thotë:Është Allahu Ai që e bën farën dhe bërthamën(e hurmës)të mbijë . -Kjo përfshin të gjitha llojet e farërave e kokrrave, qoftë ato që vetë njerëzit i mbjellin dhe i kultivojnë, qoftë ato të cilat vetë Zoti i mbjell e shpërndan nëpër fusha, male e lugina. Është Ai që i bën farërat të çelin në sytha dhe të fillojnë procesin e mbjelljes. Ato u përkasin bimëve nga më të ndryshmet në llojin, formën dhe dobinë e tyre. Po kështu, është Allahu që i nxjerr sythat nëpër pemë, si hurma, agrume etj. Nga këto përfitojnë të gjithë njerëzit, bagëtitë e çdo gjallesë. Kafshët kullosin e ushqehen me bimësinë, të cilën është Zoti që e bën të çelë në vazhdimësi, ndërsa njerëzit mund të magazinojnë e t’i shfrytëzojnë ato. Në këtë mënyrë, Allahu i Madhëruar u tregon krijesave bamirësinë dhe bujarinë e Tij. Kjo përkujdesje e mrekullueshme habit të mençurit e lë pa fjalë dijetarët e urtë. Ata mrekullohen nga perfeksioni i krijimit të të Madhërishmit, nga urtësia e Tij absolute në gjithçka që ka krijuar dhe nga ekuilibri që ka vendosur në natyrë. Në këtë mënyrë, të mençurit e njohin Allahun në madhështinë e Tij dhe janë të bindur se Ai është i Vetmi dhe i Pashoq në pushtetin e urtësinë që ka, i Vetmi në përkujdesjen për krijesat e Tij, i Vetmi që meriton adhurimin me dashuri, madhërim, nënshtrim e përkushtim, ndërsa adhurimi i gjithçkaje tjetër është i kotë e i padrejtë.Ai nxjerr të gjallin nga i vdekuri... -Kështu, nga një pikë uji e hedhur me forcë nxjerr një krijese të gjallë, ose nga veza e ngurtë, Ai nxjerr një zog, nga një farë e ngurtë nxjerr një bimë ose një pemë plot dobi e begati....dhe të vdekurin nga i gjalli. -“El mejit”është diçka që nuk ka shpirt dhe nuk rritet e zhvillohet. Kështu, nga një pemë, që është e gjallë, sepse rritet e jeton, Ai nxjerr ujë apo frytet që nuk rriten, ose nga zogu i gjallë nxjerr vezën, pra, diçka që nuk ka jetë etj.Ky është Allahu. Atëherë si i largoheni së vërtetës? -Është Allahu i Madhëruar, Zoti juaj, Ai i Cili është i vetëm në kryerjen e gjithë krijimit dhe që përkujdeset për krijesat. Është Ai të Cilit i takon adhurimi juaj dhe i të gjithë krijesave, me dashuri, madhërim, përunjësi dhe bindje të plotë. Duke qenë se është Allahu Ai që përkujdeset për të gjithë botën, duke i ushqyer e furnizuar me bujarinë dhe mëshirën e Tij, atëherë përse devijoni dhe largoheni nga rruga e drejtë?! Si i largoheni adhurimit të Allahut, që ka të tilla cilësi të mrekullueshme, dhe humbisni duke iu përkushtuar atyre që nuk zotërojnë as për veten e vet dëm apo dobi, që nuk mund të japin jetë apo vdekje, që nuk kanë fuqi për të ringjallur, për të marrë në llogari e për të shpërblyer me drejtësi?!! Pasi përmendi farën e prodhimit të ushqimit të krijesave, Allahu i Madhëruar kujton mirësinë e Tij ndaj krijesave duke u mundësuar vendqëndrimin dhe duke krijuar për to gjithçka që kanë nevojë, si dritën, errësirën etj. Ai thotë: