پرش به محتوا
Tafsir As-Saadi · Al-An'aam
سورهٔ ۶

Al-An'aam

این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همان‌گونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز داده‌های QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه می‌دارد. اطلاعات ثبت‌شدهٔ QUL نمی‌گوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی می‌کند، و برای متن مجوزی بیان نمی‌کند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیه‌هایی آمده که دربارهٔ آن‌ها توضیح می‌دهد و این آیه‌ها متن قرآن از Tanzil است، همان‌گونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.

متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشته‌شده در 2026-10-21

آیهٔ ۹۳

وَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّنِ ٱفْتَرَىٰ عَلَى ٱللَّهِ كَذِبًا أَوْ قَالَ أُوحِىَ إِلَىَّ وَلَمْ يُوحَ إِلَيْهِ شَىْءٌ وَمَن قَالَ سَأُنزِلُ مِثْلَ مَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ ۗ وَلَوْ تَرَىٰٓ إِذِ ٱلظَّـٰلِمُونَ فِى غَمَرَٰتِ ٱلْمَوْتِ وَٱلْمَلَـٰٓئِكَةُ بَاسِطُوٓا۟ أَيْدِيهِمْ أَخْرِجُوٓا۟ أَنفُسَكُمُ ۖ ٱلْيَوْمَ تُجْزَوْنَ عَذَابَ ٱلْهُونِ بِمَا كُنتُمْ تَقُولُونَ عَلَى ٱللَّهِ غَيْرَ ٱلْحَقِّ وَكُنتُمْ عَنْ ءَايَـٰتِهِۦ تَسْتَكْبِرُونَ ۹۳

E kush është gjynahqar më i madh sesa ai që trillon gënjeshtra ndaj Zotit, ose thotë: “Mua më vjen Shpallje”, ndërkohë që nuk i shpallet asgjë...” -Allahu i Lartësuar na tregon se nuk ka padrejtësi më të madhe dhe krim më të shëmtuar se sa ai i atij që trillon gënjeshtra rreth Allahut dhe flet padrejtësisht, shpif e trillon besime e ligje në emër të Tij. Këta flasin në emër të Zotit dhe pretendojnë se ajo është fjala dhe gjykimi i Zotit, ndërkohë që Allahu është i pastër dhe shumë larg atyre shpifjeve. Ky konsiderohet si krimi më i madh, sepse nëpërmjet tij ndryshohet si baza, ashtu edhe degëzimet e fesë së drejtë. Duke e paraqitur një rrugë të devijuar dhe të transformuar si një porosi të Zotit, ata sjellin shkatërrimin më të madh për krijesat. Ky është dëmi më i madh që mund të ekzistojë. I tillë konsiderohet, për shembull, pretendimi i rremë i ndokujt se është profet dhe se Allahu i shpall atij mesazhe. Ai jo vetëm që tregon paturpësinë e vet që të shpifë rreth të Madhërishmit dhe të Plotfuqishmit, por u bën edhe krijesave padrejtësi, duke i mashtruar dhe i detyruar që të pasojnë rrugën e tij të humbur. Madje, ai i lufton njerëzit, duke përdhosur nderin, pasurinë dhe jetën e atyre që nuk pranojnë ta pasojnë në rrugën e humbjes. Të tillë janë të gjithë ata që pretendojnë se janë profetë pas Muhamedit a.s, si Muselejmeh Mashtruesi, Esued el Anesiju etj.ose që thotë: “Unë mund të zbuloj diçka të ngjashme me atë që ka zbritur Allahu”?! -Ku ka zullumqar më të madh se ai që pretendon se ka fuqi të bëjë atë që bën Zoti, të bëjë ligje e të pretendojë se janë ligje të Zotit apo t’i bëjë ato të detyrueshme për zbatim, sikurse bën Zoti me ligjet e Tij? Kjo përfshin të gjithë ata që pretendojnë se kanë pushtetin për të kundërshtuar Kur'anin, ose që pretendojnë se mund të sjellin libër si Kur'ani. E ku ka padrejtësi më të madhe sesa ajo e një fakiri të pafuqishëm e të mangët nga çdo drejtim, që pretendon se është i njëjtë apo i afrohet të Plotfuqishmit e të Pasurit, që nuk ka nevojë për asnjë e për asgjë, të Cilit i takon përsosmëria absolute në të gjitha drejtimet, në Qenien e Tij, në emrat e cilësitë e Tij, në atributet dhe veprat e Tij?! Pasi foli për këta zullumqarë të shëmtuar, Allahu i Madhëruar na kujton ndëshkimin poshtërues dhe të dhembshëm që i pret ata gjatë vdekjes dhe në Ditën e Gjykimit.Eh, sikur t’i shihje keqbërësit kur janë në agoni të vdekjes,... -Sikur t’i shikoje ata në agoninë e tmerrshme të vdekjes, kur frika e dhimbja i lë pa frymë, pamja do të ishte e tmerrshme dhe e papërshkrueshme. I Lartësuari thotë:...ndërsa melekët kanë shtrirë duart e veta e u thonë: “Jepeni shpirtin!...” -Melekët i zgjasin duart e tyre drejt zullumqarëve, që me dhimbje po përjetojnë vdekjen, dhe i godasin ashpër e pa mëshirë. Ata u drejtohen shpirtrave të tyre, që nuk duan të dalin jashtë trupit, për shkak se janë të tmerruar, dhe u thonë:“Tani do të vuani dënimin poshtërues...” -Zoti e përshkruan si “adhâbel hûni”- ndëshkim poshtërues. Ndëshkimi atë ditë do të jepet sipas llojit të veprave të kryera. Ata e meritojnë këtë, sepse:“...sepse ju thoshit të pavërteta për Allahun dhe ndaj shenjave të Tij tregoheshit kryeneçë” -Ju e merituat ndëshkimin për shkak të trillimeve tuaja rreth të vërtetës dhe refuzimit të Shpalljes, që ju erdhi nga Zoti juaj nëpërmjet profetëve të Tij të vërtetë.