Al-An'aam
این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همانگونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز دادههای QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه میدارد. اطلاعات ثبتشدهٔ QUL نمیگوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی میکند، و برای متن مجوزی بیان نمیکند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیههایی آمده که دربارهٔ آنها توضیح میدهد و این آیهها متن قرآن از Tanzil است، همانگونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.
متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشتهشده در 2026-10-21
قُلْ هَلُمَّ شُهَدَآءَكُمُ ٱلَّذِينَ يَشْهَدُونَ أَنَّ ٱللَّهَ حَرَّمَ هَـٰذَا ۖ فَإِن شَهِدُوا۟ فَلَا تَشْهَدْ مَعَهُمْ ۚ وَلَا تَتَّبِعْ أَهْوَآءَ ٱلَّذِينَ كَذَّبُوا۟ بِـَٔايَـٰتِنَا وَٱلَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ بِٱلْـَٔاخِرَةِ وَهُم بِرَبِّهِمْ يَعْدِلُونَ ۱۵۰
Thuaj: “Sillni dëshmitarë që të dëshmojnë se Allahu ka ndaluar këtë e atë!” -Kuptimi: Thuaju atyre të cilët bëjnë haram ato që lejon Allahu dhe pretendojnë se është vetë Allahu Ai që i ka bërë këto ndalesa: “Sillni dëshmitarë, që të dëshmojnë se është Allahu Ai që ka vendosur për të tilla ndalesa!”. Kështu, ata kanë dy mundësi: (a) ose të mos sjellin asnjë dëshmitar, dhe në këtë mënyrë pretendimi i tyre është i papranueshëm për mungesë dëshmish, faktesh dhe provash; (b) ose të sjellin ndonjë që dëshmon për një gjë të tillë. Por të tilla dëshmi sjellin vetëm ata që janë gjynahqarë të mëdhenj, të cilëve nuk u pranohen dëshmia. Të tilla dëshmi nuk janë çështje për të cilat dëshmojnë të drejtët dhe të sinqertët, prandaj dhe Allahu i Lartësuar e ndalon të Dërguarin e Tij dhe besimtarët nga këto lloj dëshmish. I Lartësuari thotë:Nëse duan të bëjnë dëshmi të rreme, ti mos dëshmo bashkë me ta! Kurrë mos shko pas dëshirave të atyre që argumentet Tona i konsiderojnë si gënjeshtra, nuk besojnë jetën e përtejme dhe sajojnë zota të tjerë si të barabartë me Zotin e tyre! -Ata konsiderojnë si të barabartë me Allahun idhujt dhe putat e tyre. Duke qenë se ata janë mohues të Ditës së Gjykimit dhe nuk e njësojnë Allahun e Lartësuar, ata e meritojnë atë besim të shëmtuar dhe ato dispozita të padrejta që i ngarkojnë vetes. Me fjalë të tjera, besimi i tyre ndërtohet mbi idhujtarinë dhe mohimin e të vërtetës, prandaj është tërësisht me vend që Allahu i Lartësuar ta ndalojë Profetin e Tij dhe të drejtudhëzuarit nga ndjekja e të tillë njerëzve dhe nga pjesëmarrja në dëshmi së bashku me ta. Të gjitha këto tregojnë edhe një herë se ndalimi i atyre gjërave që Zoti i kishte lejuar buronte tërësisht nga dëshirat e tyre të shfrenuara.