پرش به محتوا
Tafsir As-Saadi · Al-An'aam
سورهٔ ۶

Al-An'aam

این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همان‌گونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز داده‌های QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه می‌دارد. اطلاعات ثبت‌شدهٔ QUL نمی‌گوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی می‌کند، و برای متن مجوزی بیان نمی‌کند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیه‌هایی آمده که دربارهٔ آن‌ها توضیح می‌دهد و این آیه‌ها متن قرآن از Tanzil است، همان‌گونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.

متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشته‌شده در 2026-10-21

آیهٔ ۱۲۲

أَوَمَن كَانَ مَيْتًا فَأَحْيَيْنَـٰهُ وَجَعَلْنَا لَهُۥ نُورًا يَمْشِى بِهِۦ فِى ٱلنَّاسِ كَمَن مَّثَلُهُۥ فِى ٱلظُّلُمَـٰتِ لَيْسَ بِخَارِجٍ مِّنْهَا ۚ كَذَٰلِكَ زُيِّنَ لِلْكَـٰفِرِينَ مَا كَانُوا۟ يَعْمَلُونَ ۱۲۲

Vallë, a është njëlloj ai që ishte i vdekur, por që Ne e ngjallëm e i dhamë dritë, me të cilën ecën mes njerëzve me atë që ka mbetur në thellësitë e errësirave nga të cilat nuk mund të dalë asnjëherë? -Allahu i Lartësuar e përshkruan njeriun para dhe pas udhëzimit të tij, duke na dhënë një shembull të mrekullueshëm, dhe pastaj na drejton një pyetje, për t’u menduar thellë rreth saj. Kështu, para se Allahu i Lartësuar t’i japë udhëzimin, njeriu është një i vdekur, që endet mes errësirave të kufrit, injorancës dhe poshtërsive, larg bindjes ndaj Allahut të Lartësuar dhe udhës që e çon drejt lumturisë në të dyja jetët. Nga ana tjetër, për të treguar ndikimin e mahnitshëm që udhëzimi sjell tek njeriu, Allahu i Lartësuar e quan këtë proces si një ringjallje duke thënë: ‘fe aĥjejnâhu’- e ngjallëm i dhamë jetë, duke e ndriçuar me dritën e diturisë, urtësisë, imanit dhe bindjes ndaj Tij. Atij që është i vdekur, duke u endur në errësira e larg rrugës së drejtë, Allahu i Lartësuar i jep jetë duke e udhëzuar me dritën e imanit. Pas kësaj, ky rob i ndriçuar e i udhëzuar ecën mes njerëzve duke qenë i qartë në të gjitha çështjet e tij, i vetëdijshëm dhe i sigurt për udhën ku ecën. Ai e njeh mirësinë dhe i jep përparësi asaj, duke u përpjekur sinqerisht dhe maksimalisht për ta arritur atë në veten e tij, por edhe për të ndihmuar të tjerët që të pajisen me të. Ai, përmes diturisë së saktë fetare, i njeh mirë shtigjet dhe kurthet e së keqes, prandaj dhe e urren atë. Ai përpiqet seriozisht dhe pa pushim, duke mos qenë asnjëherë i pavëmendshëm, që t’i largohet asaj, por edhe të ndihmojë të tjerët për të shpëtuar prej saj. Ky është shembulli i udhëzimit të Allahut. Pyetja që shtrohet është: A është ky fatlum njëlloj me atë që është i zhytur në shumë errësira: në errësirat e injorancës, gjynaheve, kalimit të kufijve dhe poshtërsive ndaj Zotit, i cili, ashtu sikurse thotë Allahu i Lartësuar: “nuk ka për të dalë kurrë prej tyre”? Pa dyshim, ata nuk mund të krahasohen. Ky i fundit nuk arrin të dallojë rrugën, nuk di ku të hedhë hapat, prandaj e ka përfshirë ankthi, frika dhe dëshpërimi. Ata nuk mund të barazohen, ashtu si nuk mund të barazohet nata me ditën, errësira me dritën, vdekja me jetën. Nëpërmjet këtij ajeti, Allahu i Lartësuar i nxit njerëzit të mendojnë dhe të thonë: “Si ka mundësi që një njeri me sadopak logjikë të jetë në një gjendje të tillë të mjerueshme dhe përsëri të vazhdojë të parapëlqejë që të endet i çoroditur mes errësirave?!” I Madhëruari përgjigjet dhe thotë:Kështu, mohuesve u duken të këndshme veprimet e tyre. -Është Shejtani i mallkuar që ua zbukuron veprimet në mënyrë të vazhdueshme, derisa ata fillojnë t’i pëlqejnë dhe t’i shohin si veprime të drejta dhe të logjikshme. Duke vazhduar për një kohë të gjatë të zhytur në gënjeshtra, atëherë kjo rrugë u kthehet në besim dhe bindje në zemër, aq sa u bëhet natyrë e tyre. Kështu, ata kënaqen dhe rehatohen me gjendjen e tyre të shëmtuar dhe të keqe. Sidoqoftë, jo të gjithë ata që koten në errësira janë të një niveli. Disa prej tyre janë udhëheqës në ligësi dhe në humbje, të cilëve u dëgjohet fjala dhe u zbatohen porositë nga pasuesit e tyre. Por ka të tjerë që janë thjesht pasues të rëndomtë e të bindur ndaj krerëve të tyre. Sigurisht, të parët janë në nivel më të frikshëm të dëshpërimit dhe ndëshkimit. Duke treguar dhe përshkruar krimin e madh të këtyre krerëve, Allahu i Lartësuar thotë: