Al-Hashr
این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همانگونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز دادههای QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه میدارد. اطلاعات ثبتشدهٔ QUL نمیگوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی میکند، و برای متن مجوزی بیان نمیکند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیههایی آمده که دربارهٔ آنها توضیح میدهد و این آیهها متن قرآن از Tanzil است، همانگونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.
متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشتهشده در 2026-10-21
فَكَانَ عَـٰقِبَتَهُمَآ أَنَّهُمَا فِى ٱلنَّارِ خَـٰلِدَيْنِ فِيهَا ۚ وَذَٰلِكَ جَزَٰٓؤُا۟ ٱلظَّـٰلِمِينَ ۱۷
Dhe kështu, përfundimi i të dy palëve është në Zjarr, ku do të jenë përgjithmonë. -Qoftë ftuesi, domethënë Shejtani i mallkuar, qoftë i ftuari, domethënë njeriu i cili i përgjigjet ftesës së Shejtanit, që të dy do të ndëshkohen, që të dy do të jenë përjetësisht bashkë në zjarrin e Xhehenemit. Allahu i Lartësuar thotë: “Shejtani është armiku juaji. Prandaj edhe ju konsiderojeni si armik! Ai i fton ithtarët e vet, për t’i bërë banorë të zjarrit.” [Fatir 6].Ky është ndëshkimi i zullumqarëve! -Ky është ndëshkimi i atyre që, së bashku bënë padrejtësi dhe së bashku mohuan të vërtetën, edhe sikur ashpërsia e ndëshkimit të jetë e ndryshme nga njëra palë te tjetra. Kjo është sjellja e Shejtanit të mallkuar kundrejt të gjithë miqve të tij. Ai i fton dhe inkurajon vazhdimisht ata në çdo rrugë që u sjell dëm, duke i devijuar nga e vërteta. Më pas, kur ata bien në rrjetat e tij dhe ndëshkimi bëhet i pakthyeshëm, ai distancohet dhe i braktis, duke i lënë të vetëm të vuajnë ndëshkimin dhe dëshpërimin. Ky është një paralajmërim shumë i fortë për të gjithë ata që i binden Shejtanit. Me të vërtetë, Allahu i Lartësuar na i ka bërë të ditura qëllimet e poshtra të të Mallkuarit. Gjithashtu, Ai na e ka qartësuar plotësisht përfundimin e hidhur të atyre që i binden dhe pasojnë hapat e tij. Në këtë mënyrë, ata që preferojnë t’i binden Shejtanit të mallkuar, e bëjnë këtë me bindje e vetëdije të plotë, prandaj nuk kanë justifikim para Allahut të Lartësuar.