پرش به محتوا
Tafsir As-Saadi · Al-Qamar
سورهٔ ۵۴

Al-Qamar

این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همان‌گونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز داده‌های QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه می‌دارد. اطلاعات ثبت‌شدهٔ QUL نمی‌گوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی می‌کند، و برای متن مجوزی بیان نمی‌کند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیه‌هایی آمده که دربارهٔ آن‌ها توضیح می‌دهد و این آیه‌ها متن قرآن از Tanzil است، همان‌گونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.

متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشته‌شده در 2026-10-21

آیهٔ ۱۷

وَلَقَدْ يَسَّرْنَا ٱلْقُرْءَانَ لِلذِّكْرِ فَهَلْ مِن مُّدَّكِرٍ ۱۷

Ne e bëmë Kur'anin të lehtë për t'u kujtuar,... -Kuptimi: Ne e kemi lehtësuar të përfituarit nga Kur'ani famëlartë. Ne e kemi bërë të thjeshtë tekstin e tij për t’u mësuar dhe për t’u lexuar bukur. Gjithashtu, e kemi thjeshtësuar të kuptuarit dhe marrjen e diturisë prej tij. Kur'ani është fjala më e mirë në tekstin dhe termat e tij dhe fjala më e vërtetë në kuptimet që percjell. Ajo është fjala më e qartë dhe më lehtësisht e shpjegueshme dhe e kuptueshme. Çdokush që i përkushtohet atij, Allahu i Lartësuar ia lehtëson arritjen e të gjitha synimeve që ka me atë libër. Nëpërmjet Kur'anit, njerëzit kuptojnë dhe kujtojnë hallallin dhe haramin, urdhrat dhe ndalesat, shpërblimin dhe ndëshkimin. Ai është një qortues i mirë dhe prej tij nxirren mësime të vyera në lidhje me besimin që duhet të ketë njeriu. Në të gjenden lajmet e vërteta për popujt që shkuan dhe për atë që do të ndodhë në përjetësi. Allahu i Lartësuar e ka lehtësuar që të gjitha këto të arrihen prej Kur'anit. Dija e Kur'anit, duke filluar nga leximi, mësimi përmendësh dhe tefsiri i tij, është dija më e rëndësishme, dhe Zoti i Lartësuar e ka lehtësuar marrjen e saj. Kjo është dija e çmuar, të cilën, nëse dikush nis ta kërkojë, Allahu i Lartësuar e ndihmon dhe ia lehtëson atij. Për këtë arsye, disa selefë e kanë shpjeguar ajetin në fjalë kështu: “Ne e kemi lehtësuar Kur'anin për t'u kujtuar, prandaj a ka ndonjë që e kërkon dijen prej tij, që të ndihmohet për ta arritur?” Kështu, Allahu i Lartësuar i fton adhuruesit e Tij që t’i përkushtohen këtij libri dhe të nxjerrin mësime prej tij kur thotë:...po a ka ndonjë që merr mësim?