Adh-Dhaariyat
این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همانگونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز دادههای QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه میدارد. اطلاعات ثبتشدهٔ QUL نمیگوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی میکند، و برای متن مجوزی بیان نمیکند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیههایی آمده که دربارهٔ آنها توضیح میدهد و این آیهها متن قرآن از Tanzil است، همانگونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.
متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشتهشده در 2026-10-21
فَفِرُّوٓا۟ إِلَى ٱللَّهِ ۖ إِنِّى لَكُم مِّنْهُ نَذِيرٌ مُّبِينٌ ۵۰
Atëherë, nxitoni për tek Allahu! Unë vij tek ju si paralajmërues i qartë prej Tij. -Qëllimi është që robërit të rendin të pendohen tek Allahu i Madhëruar, të largohen menjëherë nga çdo gjë që Ai e urren dhe e ka ndaluar, të nxitojnë të largohen nga injoranca drejt dijes, nga kufri në iman, nga mosbindja në bindje, nga hutimi në kujtim të vazhdueshëm të Zotit. Ai që i plotëson këto kushte ka plotësuar besimin e tij, ka shpëtuar nga çdo gjë së cilës i druhet dhe ka për të arritur gjithçka që e synon dhe e dëshiron. Kur i frikësohesh diçkaje, nxiton të largohesh prej saj. Por e kundërta ndodh kur ke frikë Zotin. Kur i frikësohesh Zotit, nxiton t’i afrohesh Atij. Vetëm kështu mund të gjesh prehje dhe qetësi. Me afrimin te Zoti arrihet çdo mirësi dhe largohet çdo frikë e pasiguri. Prania e Tij sjell lumturi dhe gëzim. Sa më shumë ta kesh frikë Zotin, aq më shumë nxiton drejt Tij i bindur dhe i nënshtruar, me dashuri për Të dhe duke e madhëruar.