Adh-Dhaariyat
این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همانگونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز دادههای QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه میدارد. اطلاعات ثبتشدهٔ QUL نمیگوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی میکند، و برای متن مجوزی بیان نمیکند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیههایی آمده که دربارهٔ آنها توضیح میدهد و این آیهها متن قرآن از Tanzil است، همانگونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.
متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشتهشده در 2026-10-21
وَفِى ٱلْأَرْضِ ءَايَـٰتٌ لِّلْمُوقِنِينَ ۲۰ وَفِىٓ أَنفُسِكُمْ ۚ أَفَلَا تُبْصِرُونَ ۲۱
Duke i ftuar robërit e Tij të meditojnë dhe të marrin mësim, Allahu i Lartësuar thotë:Në Tokë ka shenja për ata që besojnë me bindje, por edhe në vetet tuaja! A nuk i shihni, vallë? -Në shenjat e Tokës përfshihet gjithçka që gjendet në të, si detet, malet, lumenjtë, pemët, bimët. Të gjitha këto i tregojnë çdokujt që kërkon të nxjerrë mësime për madhështinë e Krijuesit të tyre, për gjerësinë dhe gjithëpërfshirjen e pushtetit dhe sundimit të Tij. Ato dëshmojnë për bamirësinë e pakufishme dhe për dijen absolute të Allahut. Gjithashtu, edhe vetë njeriu është dëshmi e urtësisë, dijes dhe mëshirës së madhe të Krijuesit. Allahu është Një dhe i Vetëm. Ai është El Samed, të Cilit të gjitha krijesat i drejtohen me lutje dhe për ndihmë. Këto krijesa të mrekullueshme tregojnë se Zoti i ka krijuar ato për një qëllim të madh.