پرش به محتوا
Tafsir As-Saadi · Muhammad
سورهٔ ۴۷

Muhammad

این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همان‌گونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز داده‌های QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه می‌دارد. اطلاعات ثبت‌شدهٔ QUL نمی‌گوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی می‌کند، و برای متن مجوزی بیان نمی‌کند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیه‌هایی آمده که دربارهٔ آن‌ها توضیح می‌دهد و این آیه‌ها متن قرآن از Tanzil است، همان‌گونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.

متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشته‌شده در 2026-10-21

آیهٔ ۱

ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ وَصَدُّوا۟ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ أَضَلَّ أَعْمَـٰلَهُمْ ۱

Në këto ajete flitet për shpërblimin e besimtarëve dhe ndëshkimin e gjynahqarëve, që të shërbejë si mësim për krijesat dhe si ftesë për të përqafuar rrugën e drejtë. I Lartësuari thotë:Allahu do t'ua asgjësojë veprat atyre që nuk besojnë(me besimin e drejtë)dhe që pengojnë njerëzit nga rruga e Tij. -Këta janë krerët e kufrit ose udhëheqësit për në humbje e dëshpërim. Ata jo vetëm që e refuzojnë për vete të besojnë Zotin dhe Shpalljen e Tij, por luftojnë që të pengojnë edhe të tjerët nga rruga e drejtë e besimit të sinqertë në gjithçka që kanë udhëzuar profetët. Këtij lloji të njerëzve Allahu i Madhëruar ua asgjëson veprat. Ai nuk pranon asgjë nga mundi i shpenzuar prej tyre. Madje, veprat e tyre janë shkaku pse ata do të ndëshkohen. Ndër veprat më të shëmtuara të tyre janë lufta, intrigat dhe kurthet e tyre, me të cilat ata synojnë të godasin e zhdukin të vërtetën dhe përhapësit e saj, të dashurit e Allahut dhe pasuesit e denjë të profetëve të Tij. Por Allahu i Madhëruar ua kthen ato kurthe t’i vuajnë mbi kurriz. Ata nuk arrijnë asnjë qëllim të vetin. Gjithashtu, edhe veprat e tyre “të mira”, për të cilat shpresojnë se do të shpërblehen, Allahu i Madhëruar do t’ua asgjësojë, prandaj ata nuk do të marrin kurrë atë që shpresojnë. Ky është një vendim i drejtë i të Urtit, sepse ata ndjekin të kotën dhe refuzojnë të vërtetën. Çdo vepër me të cilën nuk synohet të kënaqet Allahu, është e refuzuar dhe e asgjësuar. Të tilla janë adhurimet e përkushtuara idhujve, putave dhe çdo të adhuruari tjetër, veç Zotit Një dhe të Vetëm. Të tilla janë edhe veprat me të cilat synohet që të mbështetet e kota. Çdo punë me të cilën mbështetet e kota është e asgjësuar dhe e papranueshme nga Allahu i Madhëruar.