Az-Zukhruf
این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همانگونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز دادههای QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه میدارد. اطلاعات ثبتشدهٔ QUL نمیگوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی میکند، و برای متن مجوزی بیان نمیکند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیههایی آمده که دربارهٔ آنها توضیح میدهد و این آیهها متن قرآن از Tanzil است، همانگونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.
متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشتهشده در 2026-10-21
وَقَالُوا۟ لَوْ شَآءَ ٱلرَّحْمَـٰنُ مَا عَبَدْنَـٰهُم ۗ مَّا لَهُم بِذَٰلِكَ مِنْ عِلْمٍ ۖ إِنْ هُمْ إِلَّا يَخْرُصُونَ ۲۰
Ata thonë: “Sikur të kishte dashur Allahu, ne nuk do t’i adhuronim ata!” -Ata justifikohen për adhurimin e melekëve, duke pretenduar se kjo ishte dëshira e Zotit. Ky është një justifikim që idhujtarët e përdorin gjithmonë për krimin e idhujtarisë dhe për gjynahet që kryejnë. Por ky argumentim është i kotë, i pavlefshëm dhe i padrejtë. Ai është i papranueshëm si në aspektin logjik, ashtu edhe në atë fetar. Asnjë njeri me mend nuk e pranon justifikimin me vullnetin e Zotit. Nëse do të vepronin në të njëjtën mënyrë në marrëdhëniet ndërnjerëzore, kjo do të ishte e papranueshme. Për shembull, nëse dikush që ka shkelur të drejtën tënde do të justifikohej se ndodhi ashtu, pasi i tillë ishte vullneti i Zotit, për ty sigurisht që do të ishte justifikim i papranueshëm. Edhe në aspektin fetar, ky justifikim është i papranueshëm dhe jo i drejtë. Madje, Allahu i Madhëruar nuk ka përmendur ndonjë grupacion tjetër që ta ketë përdorur si justifikim, përveç idhujtarëve dhe mohuesve të profetëve. Allahu i Madhëruar e ka zhvleftësuar justifikimin e tyre me faktet dhe argumentet e qarta që ka sjellë nëpërmjet profetëve dhe shpalljeve. Pas profetëve dhe shpalljeve hyjnore, asnjë njeri nuk ka më justifikim. Pastaj i Madhëruari thotë:Por ata nuk kanë ndonjë provë për këtë. Ata, në të vërtetë, vetëm gënjejnë. -Ata thjesht hamendësojnë, pa ditur se çfarë flasin e çfarë synojnë.