Ash-Shura
این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همانگونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز دادههای QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه میدارد. اطلاعات ثبتشدهٔ QUL نمیگوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی میکند، و برای متن مجوزی بیان نمیکند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیههایی آمده که دربارهٔ آنها توضیح میدهد و این آیهها متن قرآن از Tanzil است، همانگونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.
متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشتهشده در 2026-10-21
وَمَا كَانَ لِبَشَرٍ أَن يُكَلِّمَهُ ٱللَّهُ إِلَّا وَحْيًا أَوْ مِن وَرَآئِ حِجَابٍ أَوْ يُرْسِلَ رَسُولًا فَيُوحِىَ بِإِذْنِهِۦ مَا يَشَآءُ ۚ إِنَّهُۥ عَلِىٌّ حَكِيمٌ ۵۱
Mohuesit e Zotit dhe të profetëve të Tij thoshin: “Pse të mos na flasë vetë Zoti, ose të na sjellë ndonjë shenjë të madhe?!” Kjo qe vërtet një arrogancë nga ana e tyre. Kësaj kërkese të paturpshme, Allahu i Lartësuar i përgjigjet duke treguar se cilat janë format e ardhjes së Shpalljes hyjnore:Allahu nuk i ka folur njerëzve përveçse me anë të(frymëzimit të) shpalljes, ... -Në këtë mënyrë, Allahu i Lartësuar e jep mesazhin e Tij duke e hedhur atë drejt e në zemrën e profetit, pa i folur drejtpërdrejt dhe pa ndërmjetësinë e Melekut të Shpalljes (Xhibrilit a.s.) apo të melekëve të tjerë. Kjo është njëra formë e Shpalljes. Forma e dytë është:...ose pas një perdeje... -Në këtë mënyrë, Allahu i Lartësuar i flet vetë profetit, por pas perdes. Pra, profeti e dëgjon Krijuesin e tij, por nuk e sheh Atë. Kështu iu shpall revelata Musait (a.s.), i cili u quajt edhe “Kelîmur-rahmân”(ai të cilit Mëshiruesi i foli). Po këtë mënyrë iu shpall Muhamedit (a.s.) detyrimi i pesë namazeve ditore, kur u ngjit në qiell Natën e Israsë dhe të Mi’râxhit. Mënyra e tretë e Shpalljes është:... ose me anë të një të dërguari (meleku), që i shpall - me lejen e Tij - atë që Ai do.. -Allahu i Lartësuar dërgon te profeti një lajmëtar prej melekëve, si Xhibrili apo ndonjë melek tjetër, dhe i përcjell atij çfarë Ai dëshiron. Këtu, Allahu i Lartësuar bën dy cilësime shumë të rëndësishme, kur thotë, së pari: “me lejen e Tij”, pra, jo kur dhe si dëshiron meleku apo njeriu, por kur dhe si dëshiron Allahu. Së dyti, Ai cilëson: “atë që Ai do”, pra, atë që do Zoti dhe jo atë që do meleku apo njeriu.Vërtet, Ai është më i Larti, më i Urti. -Allahu i Madhërishëm është më i Larti në Qenien e Tij, më i Larti dhe i Madhërishmi në cilësitë dhe emrat e Tij, më i Larti dhe i Urti në veprat e Tij. Para krenarisë dhe madhështisë së Tij është nënshtruar çdo krijesë. Të gjithë janë krijesa të varfra, të nënshtruara dhe nevojtare për mëshirën dhe përkujdesin e Tij dhe vetëm Allahu është i Lartësuari, i Madhërishmi, që nuk ka nevojë për asgjë. Askush nuk është i përafërt apo i ngjashëm me Allahun. Ai është Urti, që gjithçka e vendos në vendin që i takon. Urtësia e Tij është absolutisht e plotë si në aspektin e krijimit, ashtu edhe në aspektin e ligjeve, që Ai u solli njerëzve përmes librave dhe profetëve të Tij.