Ash-Shura
این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همانگونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز دادههای QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه میدارد. اطلاعات ثبتشدهٔ QUL نمیگوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی میکند، و برای متن مجوزی بیان نمیکند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیههایی آمده که دربارهٔ آنها توضیح میدهد و این آیهها متن قرآن از Tanzil است، همانگونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.
متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشتهشده در 2026-10-21
إِن يَشَأْ يُسْكِنِ ٱلرِّيحَ فَيَظْلَلْنَ رَوَاكِدَ عَلَىٰ ظَهْرِهِۦٓ ۚ إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَـَٔايَـٰتٍ لِّكُلِّ صَبَّارٍ شَكُورٍ ۳۳
Po të dojë Ai, e ndal erën, dhe ato(anijet)ngelin të palëvizshme mbi sipërfaqen e ujit. -Pra, nëse Allahu i Lartësuar ua ndalon erën, ato qëndrojnë në vend e nuk lëvizin. Dikush mund të përmendë anijet e sotshme, që punojnë me karburant, por edhe ato nuk mund të funksionojnë nëse mungojnë kushtet fizike, të cilat është i Gjithëdituri dhe i Gjithëmëshirshmi që i ka krijuar të tilla.S’ka dyshim se këto fakte vlejnë për çdo durimtar e mirënjohës. - Të tilla fakte i shohin veçse ata që kanë dy cilësi:1. Ata, me durim, qëndrojnë të patundur në bindjen ndaj Zotit. Ata nënshtrojnë nefsin e tyre, që të kryejnë adhurimet ndaj Allahut të Lartësuar, edhe pse kjo mund të duket e vështirë. Duke duruar, ata arrijnë ta kontrollojnë nefsin e tyre, që ai të mos lëshohet në harame dhe që ai të jetë gjithmonë i kënaqur me caktimet e dhimbshme, me të cilat Zoti sprovon njerëzit. Në këtë mënyrë, ata ushtrojnë të trija llojet e durimit, që janë: durimi për kryerjen e urdhëresave të Zotit, durimi për largimin nga haramet dhe durimi për të qenë i kënaqur me caktimin e Zotit, i mirë apo i hidhur qoftë ai.2. Ata janë mirënjohës të vazhdueshëm për dhuratat e Allahut, mirënjohje që shprehet me nënshtrim dhe adhurim të sinqertë ndaj Tij. Këta janë njerëzit që mund të përfitojnë nga shenjat e Allahut.Ndërsa ata që nuk kanë durim dhe nuk tregojnë mirënjohje për mirësitë e Allahut, ata janë kundërshtarë dhe mosbesues, që i kanë kthyer shpinën argumenteve të Allahut dhe që nuk përfitojnë prej tyre.