Ash-Shura
این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همانگونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز دادههای QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه میدارد. اطلاعات ثبتشدهٔ QUL نمیگوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی میکند، و برای متن مجوزی بیان نمیکند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیههایی آمده که دربارهٔ آنها توضیح میدهد و این آیهها متن قرآن از Tanzil است، همانگونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.
متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشتهشده در 2026-10-21
لَهُۥ مَقَالِيدُ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ ۖ يَبْسُطُ ٱلرِّزْقَ لِمَن يَشَآءُ وَيَقْدِرُ ۚ إِنَّهُۥ بِكُلِّ شَىْءٍ عَلِيمٌ ۱۲
Të Tij janë çelësat e qiejve e të Tokës. -Në dorën e Allahut është pushteti, mbretërimi dhe sundimi i qiejve dhe Tokës. Në dorën e Tij janë çelësat e mëshirës dhe të rizkut. Është Ai që dhuron mirësitë e dukshme dhe ato të fshehtat. Të gjitha krijesat janë të varfëra dhe kanë nevojë për Allahun e Lartësuar, që Ai t’u mundësojë dhe dhurojë arritjen e çdo të mire, si dhe t’i shpëtojë dhe mbrojë prej çdo dëmi e çdo të keqeje. Ata janë të gjithë të varfër dhe të nevojshëm për të Madhëruarin, në çdo çast dhe gjendje të jetës së tyre. Asnjë krijesë nuk ka qoftë edhe gjënë më të vogël nën pushtetin e vet. Sundimi i qiejve dhe i Tokës i takon të Gjithëfuqishmit, të Gjithëmëshirshmit. Allahu i Lartësuar është Dhënësi dhe Privuesi, Ai sjell dobinë dhe dëmin. Çdo mirësi mes krijesave është dhuratë e Tij. Gjithashtu, askush nuk mund ta largojë të keqen prej tyre veç Tij. Në një ajet të Kur'anit, i Lartësuari thotë: “Atë që Allahu ua dhuron njerëzve nga Mëshira e Tij, askush nuk mund ta pengojë e atë (mirësi)që Ai e ndal, askush përveç Tij nuk mund ta japë; Ai është Ngadhënjimtari, i Gjithëdituri.” [Fatir 2]. Pastaj i Lartësuari thotë:Ai ia shton riskun atij që Ai do dhe po Ai ia pakëson. -Allahu i Lartësuar ia liron dhe shton rizkun kujt të dëshirojë, me urtësinë e Tij, dhe furnizon me larmi mirësish. Por, po me urtësinë e Tij, Allahu ia ngushton dhe pakëson rizkun atij që Ai dëshiron. Allahu i Lartësuar ia ngushton dikujt rizkun, aq sa të plotësojë vetëm nevojat e tij jetike, jo më shumë se kaq. Por dihet mirë se të gjitha këto përcaktime ndodhin në bazë të dijes dhe urtësisë së Tij absolute. Për këtë arsye, i Lartësuari dhe i Urti thotë më pas:Ai është i Gjithëditur për gjithçka. - Allahu është i Gjithëditur për gjendjen e krijesave. Ai përcakton atë që duhet për cilindo, në bazë të urtësisë dhe kaderit të Tij të drejtë.