پرش به محتوا
Tafsir As-Saadi · Ash-Shura
سورهٔ ۴۲

Ash-Shura

این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همان‌گونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز داده‌های QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه می‌دارد. اطلاعات ثبت‌شدهٔ QUL نمی‌گوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی می‌کند، و برای متن مجوزی بیان نمی‌کند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیه‌هایی آمده که دربارهٔ آن‌ها توضیح می‌دهد و این آیه‌ها متن قرآن از Tanzil است، همان‌گونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.

متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشته‌شده در 2026-10-21

آیهٔ ۱۰

وَمَا ٱخْتَلَفْتُمْ فِيهِ مِن شَىْءٍ فَحُكْمُهُۥٓ إِلَى ٱللَّهِ ۚ ذَٰلِكُمُ ٱللَّهُ رَبِّى عَلَيْهِ تَوَكَّلْتُ وَإِلَيْهِ أُنِيبُ ۱۰

Për çdo çështje për të cilën nuk pajtoheni, gjykimin për të e gjeni tek Allahu. -Kuptimi: Për çdo mospajtim që keni, qoftë për sa u përket çështjeve themelore të fesë, qoftë për ato më të imtat, të jeni të bindur se gjykimin e drejtë për to e ka dhënë Allahu i Lartësuar. Kësisoj, është detyrë për ju që ta kërkoni zgjidhjen në Librin e Allahut dhe në Traditën e Profetit (a.s.). Çdo udhëzim që përputhet me linjën e Kur'anit dhe të Sunetit është udhëzim i drejtë, ndërsa çdo udhëzim që bie ndesh me mësimet e Kur'anit dhe Sunetit është devijim dhe humbje e sigurt.Ai është Allahu, Zoti im. -Ashtu sikurse e pranojmë që Allahu i Lartësuar është Zoti, Krijuesi, Furnizuesi dhe Administruesi, po ashtu duhet të kujtojmë dhe të pranojmë se Ai është i vetmi që sundon dhe gjykon mes krijesave të Tij, në të gjitha aspektet e jetës së tyre. Nga ky ajet kuptohet se mendimi unanim i umetit islam është një argument i pakontestueshëm dhe i sigurt për çdo çështje, sepse Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar që t'i kthehemi Librit të Tij dhe mësimeve të Profetit të Tij veçse në rastet e kundërshtimeve mes nesh. Ndërsa kur i gjithë umeti është unanim në një qëndrim, kjo mjafton për të treguar saktësinë e atij qëndrimi. Umeti islam është i ruajtur në atë mënyrë që nuk mund të jetë unanim në një mendim të gabuar dhe jo të drejtë. Por duhet kuptuar se, sigurisht, edhe unanimiteti rreth një çështjeje duhet të jetë i bazuar në Librin e Zotit dhe në Traditën e Profetit (a.s.).Vetëm tek Ai mbështetem dhe vetëm Atij i drejtohem. -Kuptimi: Vetëm tek Allahu i Lartësuar kërkoj mbështetje me zemrën time, për të arritur çdo të mirë dhe për t’u ruajtur nga çdo e keqe, duke pasur siguri të plotë se Ai do të m'i përgjigjet lutjeve të mia. Vetëm Atij i drejtohem, me zemrën dhe me trupin tim. Me gjithë qenien time i jam përkushtuar adhurimit dhe bindjes ndaj Allahut. Adhurimi dhe mbështetja tek Allahu janë dy shtylla për përsosjen e njeriut, të cilat Allahu i Lartësuar i ka përmendur shpesh së bashku në Kur'an. Me bashkërendimin e të dyjave, arrihet përsosmëria e robit. Me cenimin e tyre apo të njërës prej tyre, cenohet edhe përsosmëria e tij. Ja dy ajete të tjera, ku adhurimi dhe mbështetja përmenden bashkë: “Vetëm ty të adhurojmë dhe vetëm tek t’i ndihmë kërkojmë”. Dhe: “Vetëm Atë adhuroje dhe vetëm Atij mbështetju”.