پرش به محتوا
Tafsir As-Saadi · Fussilat
سورهٔ ۴۱

Fussilat

این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همان‌گونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز داده‌های QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه می‌دارد. اطلاعات ثبت‌شدهٔ QUL نمی‌گوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی می‌کند، و برای متن مجوزی بیان نمی‌کند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیه‌هایی آمده که دربارهٔ آن‌ها توضیح می‌دهد و این آیه‌ها متن قرآن از Tanzil است، همان‌گونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.

متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشته‌شده در 2026-10-21

آیهٔ ۴۳

مَّا يُقَالُ لَكَ إِلَّا مَا قَدْ قِيلَ لِلرُّسُلِ مِن قَبْلِكَ ۚ إِنَّ رَبَّكَ لَذُو مَغْفِرَةٍ وَذُو عِقَابٍ أَلِيمٍ ۴۳

Ty nuk po të thuhet gjë tjetër, veç asaj që u është thënë të dërguarve para teje. -Kuptimi: Fjalët që drejtohen në adresën tënde, o i Dërguar, nga ana e atyre që e mohojnë Shpalljen hyjnore, janë të njëjta me shpifjet dhe fyerjet që u janë bërë të gjithë të dërguarve të Zotit. Është e çuditshme se të gjithë popujt jobesimtarë dhe refuzues të së vërtetës i kanë trajtuar njëlloj të gjithë të dërguarit, të cilët i ftonin për të qenë të sinqertë në adhurimin e një Zoti të vetëm. Ata iu përgjigjën kësaj ftese të mrekullueshme me mënyrën më të shëmtuar. Shpesh ata thonin: “Ju jeni veçse njerëz si ne dhe Allahu nuk dërgon asnjë lloj shpalljeje. Ju jeni veçse gënjeshtarë.” [Ja sin 15]. Ndërsa herë të tjera, ata u kërkonin profetëve shenja dhe argumente të panevojshme, thjesht për të justifikuar refuzimin e tyre. Zemrat e tyre ishin të mbushura me mosbesim, prandaj ashtu ishin edhe fjalët e tyre. Megjithatë, të gjithë profetët bënë durim kundrejt mundimeve dhe mohimeve, e kështu duhet të bënte durim edhe profeti Muhamed (a.s.) në rrugën e Zotit, në ftesën që u bënte njerëzve. Në vijim, Allahu i Lartësuar fton në pendim dhe në çdo gjë që mundëson faljen dhe mëshirën e Tij. Ai, gjithashtu, kërcënon jobesimtarët që të mos vazhdojnë më në rrugën e humbjes, duke thënë:Me të vërtetë Zoti yt është Falës i Madh, por edhe ndëshkimin e ka të dhembshëm. -Allahu është Falës i Madh. Me faljen e Tij të madhe, Ai ua fshin gjynahet atyre që pendohen dhe ndalen nga gjynahet. Por, nga ana tjetër, edhe ndëshkimi i Tij është i rreptë për ata që vazhdojnë në gjynahe dhe tregohen kryeneçë.