Al-Ghaafir
این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همانگونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز دادههای QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه میدارد. اطلاعات ثبتشدهٔ QUL نمیگوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی میکند، و برای متن مجوزی بیان نمیکند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیههایی آمده که دربارهٔ آنها توضیح میدهد و این آیهها متن قرآن از Tanzil است، همانگونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.
متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشتهشده در 2026-10-21
وَقَالَ فِرْعَوْنُ ذَرُونِىٓ أَقْتُلْ مُوسَىٰ وَلْيَدْعُ رَبَّهُۥٓ ۖ إِنِّىٓ أَخَافُ أَن يُبَدِّلَ دِينَكُمْ أَوْ أَن يُظْهِرَ فِى ٱلْأَرْضِ ٱلْفَسَادَ ۲۶
Faraoni tha: “Më lini ta vras Musain, dhe le ta thërrasë ai Zotin e vet!” -Me arrogancë të madhe, Faraoni iu drejtua popullit të tij injorant, duke i mashtruar, e u tha: “Më lini ta vras Musanë, dhe le ta thërrasë ai Zotin e vet!”. Allahu e shkatërroftë dhe e shëmtoftë! Ai pretendoi se, po të mos ishte përkujdesi i tij ndaj ndjenjave të popullit, ai do ta vriste Musain. A thua se ai që e pengonte ishte respekti ndaj popullit të tij dhe ndjenjave të tyre, ndërsa fakti që Musai mund t’i lutej Zotit nuk përbënte ndonjë pengesë dhe problem për të! Më pas, ai tregoi arsyen përse donte ta vriste Musain:“Unë druhem se ai po ndryshon fenë tuaj e po nxit shkatërrimin në tokë!” -Kuptimi: Unë thjesht po kujdesem që ai të mos ju ndërrojë fenë e besimin tuaj dhe po përpiqem që ai të mos përhapë në tokë shkatërrimin. Kjo është nga ndodhitë më të çuditshme, që krijesa më e keqe të këshillojë njerëzit, duke pretenduar se do të mirën e tyre, kur i nxit që të largohen nga pasimi i njeriut më të mirë. Ky është pikërisht transformimi i të vërtetës, duke e shfaqur atë si të gënjeshtërt. Por kjo mënyrë ndikon veçse tek ata për të cilët Allahu thotë: “Ai (Faraoni) e përçmoi popullin e vet (i mori për mendjelehtë), kurse ata e dëgjuan. Ata ishin një popull i shkatërruar.” [Zuhruf 54]. Kur Faraoni tha këto fjalë të shëmtuara, të cilat e zhytën edhe më thellë në shfrenimin e tij, Musai duke iu mbështetur plotësisht Zotit të tij e duke u lutur, tha: