An-Nisaa
این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همانگونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز دادههای QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه میدارد. اطلاعات ثبتشدهٔ QUL نمیگوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی میکند، و برای متن مجوزی بیان نمیکند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیههایی آمده که دربارهٔ آنها توضیح میدهد و این آیهها متن قرآن از Tanzil است، همانگونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.
متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشتهشده در 2026-10-21
فَأُو۟لَـٰٓئِكَ عَسَى ٱللَّهُ أَن يَعْفُوَ عَنْهُمْ ۚ وَكَانَ ٱللَّهُ عَفُوًّا غَفُورًا ۹۹
Për këta shpresohet që Allahu do t’i falë. Allahu është Falës i Madh dhe Mbulues i gjynaheve.” -Kur thuhet “shpresohet që Allahu”, kuptohet: “sigurisht që Allahu”. Pra, kuptimi i ajetit është: “Ata sigurisht që Allahu do t’i falë sepse Ai është "Falës i Madh dhe Mbulues i gjynaheve.”. “Shpresohet” përdoret me qëllimin që ne të nxitemi të plotësojmë kushtet për realizimin e premtimit të Zotit. Me fjalë të tjera, nëse nuk plotësohen kushtet për zbatimin e këtij premtimi, ai mund të mos ndodhë. Pra, jini të kujdesshëm në marrëdhëniet me Zotin tuaj, që shpresa të bëhet realitet. Sa më të vërtetë të jeni në marrëdhëniet tuaja me Të, aq më e sigurt është shpresa për zbatimin e premtimit të Tij. Allahu është më i Dituri! Nga ajeti kuptohet që çdokush që nuk ka mundësi të plotësojë ndonjë detyrim është i justifikuar tek Zoti, ashtu sikurse thotë i Lartësuari: “Por nuk marrin gjynah (për mosdaljen në luftë) të verbrit, të çalët e të sëmurët. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, Ai do ta fusë në kopshtet e Xhenetit, ku rrjedhin lumenj. E kush kthen shpinën, Ai do ta ndëshkojë me një dënim të dhembshëm.” [Fet’h 17]. Këtu flitet për ata që nuk kanë mundësi të bëjnë xhihad. Gjithashtu, kur urdhëron për bindje ndaj Tij, i Lartësuari thotë: “Bindjuni Zotit aq sa të mundeni!” Ndërsa Profeti (a.s.) ka thënë: “Kur t’ju urdhëroj për diçka, zbatojeni atë aq sa të mundeni...”. Pra, njeriu nuk ka justifikim, derisa të japë maksimumin e tij dhe derisa të mos i ketë mbetur më asnjë alternativë. Nga ajeti kuptohet se gjetja e udhërrëfyesit për atë që do të kryejë haxhin apo umren, konsiderohet si një nga kushtet e pelegrinazhit, nëse njeriu nuk e kryen dot haxhin pa një udhërrëfyes. Me fjalë të tjera, nëse ky njeri nuk e gjen dot një udhërrëfyes, atëherë ai konsiderohet prej atyre që “nuk kanë mundësi” të kryejnë haxhin, dhe kështu është i justifikuar.