An-Nisaa
این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همانگونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز دادههای QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه میدارد. اطلاعات ثبتشدهٔ QUL نمیگوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی میکند، و برای متن مجوزی بیان نمیکند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیههایی آمده که دربارهٔ آنها توضیح میدهد و این آیهها متن قرآن از Tanzil است، همانگونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.
متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشتهشده در 2026-10-21
فَلْيُقَـٰتِلْ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ ٱلَّذِينَ يَشْرُونَ ٱلْحَيَوٰةَ ٱلدُّنْيَا بِٱلْـَٔاخِرَةِ ۚ وَمَن يُقَـٰتِلْ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ فَيُقْتَلْ أَوْ يَغْلِبْ فَسَوْفَ نُؤْتِيهِ أَجْرًا عَظِيمًا ۷۴
Le të luftojnë në rrugën e Allahut ata që e japin jetën e kësaj bote për botën tjetër. Kush lufton në rrugën e Allahut e vritet ose fiton, Ne, do t’i japim atij shpërblim të madh. -Ky është njëri nga kuptimet dhe shpjegimet e ajetit. Pra, Allahu i Lartësuar i fton të gjithë besimtarët, mes të cilëve edhe ata me iman të dobët, që të përpiqen të plotësojnë vetveten, të ndreqin gabimet dhe mangësitë e tyre, të kultivojnë sinqeritetin, si dhe të përpiqen e të luftojnë në rrugën e Tij. Kuptimi i dytë i ajetit është: Le të luftojnë në rrugën e Zotit besimtarët që kanë iman të plotë dhe të sinqertë, të cilët e shesin dynjanë, duke treguar mosinteresim për të, dhe kërkojnë ahiretin, për rëndësinë e madhe që ka ai në zemrat e tyre. Pra, vetëm atyre u drejtohet ky urdhër, sepse vetëm ata e përgatisin shpirtin e tyre për xhihad, ndërsa nxitësi është imani i tyre i plotë. Ndërsa ata që e kanë imanin e dobët dhe ngurrojnë që të luftojnë në rrugën e Zotit, ata nuk kanë ndonjë peshë: me ta është njëlloj, dalin apo jo në luftë, sepse nuk luajnë ndonjë rol, siç thotë Allahu i Lartësuar në një ajet tjetër: “Thuaj: “Besoni në atë (Kur'anin) apo jo, atyre që u është dhënë dituri (nga librat e parë) para tij, kur u lexohet (Kur'ani) lëshohen me fytyrë përdhe, duke bërë sexhde.”. Dhe thonë: “I Lartësuar qoftë Zoti ynë! Premtimi i Zotit tonë është përmbushur.”Ata lëshohen me fytyrë në tokë duke qarë dhe ai (Kur'ani) ua shton edhe më shumë përuljen.” [Isra 107-109]. Disa të tjerë thonë se kuptimi i ajetit është: Le të luftojnë muxhahidët në rrugën e Allahut, ata të cilët e blejnë ahiretin duke shitur jetën e dynjasë. Pra, bëhet fjalë për të gjithë ata që luftojnë dhe përpiqen në rrugën e Zotit, duke zbatuar urdhrin e Tij dhe të Profetit të Tij, me sinqeritet të plotë vetëm për të kënaqur dhe adhuruar Atë, Zotin e gjithësisë. Pra, kësaj kategorie luftëtarësh, nëse vriten ose nëse fitojnë betejat, Allahu i Lartësuar u premton shpërblim të madh. Nëse fitojnë luftën dhe shpëtojnë gjallë, atyre do t’u shtohet dhe do t’u plotësohet besimi, do të fitojnë plaçkë lufte, si edhe do të kenë emër të mirë mes njerëzve. Ndërsa në jetën tjetër, Zoti ka rezervuar për ta mirësi që syri nuk i ka parë, veshi nuk i ka dëgjuar dhe zemra e askujt nuk i ka menduar e përfytyruar.