پرش به محتوا
Tafsir As-Saadi · An-Nisaa
سورهٔ ۴

An-Nisaa

این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همان‌گونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز داده‌های QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه می‌دارد. اطلاعات ثبت‌شدهٔ QUL نمی‌گوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی می‌کند، و برای متن مجوزی بیان نمی‌کند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیه‌هایی آمده که دربارهٔ آن‌ها توضیح می‌دهد و این آیه‌ها متن قرآن از Tanzil است، همان‌گونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.

متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشته‌شده در 2026-10-21

آیهٔ ۴۹

أَلَمْ تَرَ إِلَى ٱلَّذِينَ يُزَكُّونَ أَنفُسَهُم ۚ بَلِ ٱللَّهُ يُزَكِّى مَن يَشَآءُ وَلَا يُظْلَمُونَ فَتِيلًا ۴۹

A nuk i sheh ata që e vlerësojnë veten si të pastër?! -Kjo është pyetje që përmban në vetvete një habi. Ajo është njëkohësisht një qortim i hapur për të gjithë ata të cilët lëvdojnë veten dhe pretendojnë se janë të pastër dhe të pafajshëm. Të tillë janë judejtë, të krishterët dhe të gjithë ata që ecin në rrugën e tyre. Ata pretendojnë dhe thonë: “Ne jemi bijtë e Zotit dhe të dashurit e Tij”. Ata thonë gjithashtu: “Askush nuk do të hyjë në Xhenet nëqoftë se nuk është çifut ose i krishterë!” Këto janë trille të tyre! [Bekare 111]. Pra, të gjitha këto janë pretendime të pabaza dhe të pavlera. E vërtetë është ajo që ka thënë Allahu i Lartësuar në Kur’ân: "Përkundrazi, ai që i është dorëzuar Allahut dhe është bamirës, e ka shpërblimin e vet te Zoti i tij. Për ata nuk ka frikë, as nuk kanë pse të brengosen." [Bekare 112]. Kështu pra, këta janë ata të cilët Zoti i ka bërë të pastër dhe i ka begatuar me cilësi të mrekullueshme; këta janë të shpëtuarit. Më pas, i Lartësuari thotë:Është Allahu Ai që pastron nga të këqijat atë që Ai dëshiron, pa i bërë padrejtësi askujt. -Pra, është Allahu i Lartësuar që i stolis ata me besim të bazuar në dije të sigurt nga Zoti dhe me vepra të mira e të sinqerta për të. Ai i pastron ata nga çdo cilësi e keqe, për t’i pajisur me virtyte të larta. Ndërsa ata të mjerë që lëvdohen dhe thonë se janë të përsosur, edhe pse pretendojnë se bazohen diku, ata thjesht trillojnë. Ata nuk kanë asnjë lidhje me të pastërtit dhe të zgjedhurit e Zotit dhe qëndrojnë shumë larg tyre. Kjo ndodh për shkak të mohimit të tyre, sepse Zoti nuk u bën padrejtësi, siç thotë Ai: “...pa i bërë padrejtësi askujt”. Ky është një përforcim i faktit që Allahu i Lartësuar nuk bën kurrë padrejtësi, madje as sa një fetil, që është një membranë e hollë në bërthamën e hurmës.