An-Nisaa
این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همانگونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز دادههای QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه میدارد. اطلاعات ثبتشدهٔ QUL نمیگوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی میکند، و برای متن مجوزی بیان نمیکند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیههایی آمده که دربارهٔ آنها توضیح میدهد و این آیهها متن قرآن از Tanzil است، همانگونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.
متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشتهشده در 2026-10-21
بَشِّرِ ٱلْمُنَـٰفِقِينَ بِأَنَّ لَهُمْ عَذَابًا أَلِيمًا ۱۳۸ ٱلَّذِينَ يَتَّخِذُونَ ٱلْكَـٰفِرِينَ أَوْلِيَآءَ مِن دُونِ ٱلْمُؤْمِنِينَ ۚ أَيَبْتَغُونَ عِندَهُمُ ٱلْعِزَّةَ فَإِنَّ ٱلْعِزَّةَ لِلَّهِ جَمِيعًا ۱۳۹
"Përgëzoji" munafikët se ata i pret një dënim i dhembshëm! Ata që bëjnë miq mohuesit në vend të besimtarëve - vallë, a mos e kërkojnë krenarinë tek ata? Pa dyshim që e tërë krenaria i takon vetëm Allahut!Allahu i Lartësuar thotë: “Paralajmëroji munafikët”, pra, ata të cilët shfaqen si muslimanë, por që janë qafirë. Jepu atyre lajmin më të rëndë, atë për ndëshkimin e dhembshëm! Ky kërcënim vjen për shkak të aleancës, miqësisë dhe dashurisë që ata tregojnë ndaj qafirëve, duke lënë mënjanë miqësinë me besimtarët. Por cili është shkaku që i shtyn ata në këtë përzgjedhje? Mos, vallë, në këtë mënyrë, ata shpresojnë që të arrijnë krenari dhe famë? Po, kjo është e vërteta. Kështu ëndërrojnë ata. Mendimi i munafikëve për Allahun është i keq. Siguria e tyre për ndihmën e Allahut ndaj robërve të Tij besimtarë është e dobët. Ata magjepsen dhe mashtrohen nga mjetet dhe mundësitë në duart e qafirëve, prandaj priren që të miqësohen me ta. Por ky gjykim i tyre është shumë i mangët. E si mund të mashtrohesh, kur e gjithë krenaria dhe pushteti i takon vetëm Allahut të Lartësuar? Të gjitha krijesat dhe çështjet e tyre janë në dorë të Allahut. Çdo gjë që ndodh është ajo që Zoti ka dëshiruar të ndodhë. Allahu i Lartësuar ka premtuar se do ta ndihmojë fenë e Tij dhe robërit e Tij besimtarë, edhe nëse herë pas here i sprovon ata, duke iu dhënë armiqve të tyre ndonjë mundësi dhe forcë. Por, pa dyshim, fitorja e fundit dhe triumfi është gjithnjë për besimtarët. Ky ajet është një kërcënim i ashpër, që na ndalon të miqësohemi dhe të lidhim aleanca me qafirët, duke lënë mënjanë miqësinë dhe lidhjet me besimtarët, sepse kjo është cilësi e munafikëve. Imani nënkupton dashuri, miqësi dhe bashkëpunim të plotë me besimtarët, sikundër nënkupton urrejtje dhe armiqësi me qafirët, derisa ata të besojnë Zotin Një dhe Profetin e Tij.