پرش به محتوا
Tafsir As-Saadi · Aal-i-Imraan
سورهٔ ۳

Aal-i-Imraan

این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همان‌گونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز داده‌های QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه می‌دارد. اطلاعات ثبت‌شدهٔ QUL نمی‌گوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی می‌کند، و برای متن مجوزی بیان نمی‌کند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیه‌هایی آمده که دربارهٔ آن‌ها توضیح می‌دهد و این آیه‌ها متن قرآن از Tanzil است، همان‌گونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.

متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشته‌شده در 2026-10-21

آیهٔ ۷۶

بَلَىٰ مَنْ أَوْفَىٰ بِعَهْدِهِۦ وَٱتَّقَىٰ فَإِنَّ ٱللَّهَ يُحِبُّ ٱلْمُتَّقِينَ ۷۶

Jo, nuk është kështu. Kush e përmbush amanetin e vet dhe ruhet nga gjynahet, ta dijë se Allahu i do ata që janë të devotshëm. –Pra, përkundrazi, çështja nuk qëndron siç thonë ata të dëshpëruarit, por gjithësecili mban përgjegjësi për veten, prandaj duhet që t’i plotësojë detyrimet. Çdokush do të pyetet për përgjegjësitë që duhet të mbajë. Çdo njeri duhet të pajiset me devotshmëri, duke ruajtur dhe respektuar të drejtat në përgjithësi, qofshin ato të Zotit apo të krijesave. Kështu, çdokush që i plotëson detyrimet e veta dhe ruhet që të mos i shkelë të drejtat e të tjerëve, me siguri që është i devotshëm, dhe Allahu i Lartësuar i do të devotshmit, të cilësdo shtrese apo populli qofshin ata. Ky është kushti që Allahu ta dojë robin e Tij; devotshmëria sjell dashurinë e Allahut. Kurse ata që thonë se nuk mbajnë përgjegjësi për pasuritë e grabitura nga të tjerët, ata kështu nuk i përmbushin detyrimet ndaj Allahut dhe ndaj krijesave. Me këto veprime, ata tregojnë se nuk kanë devotshmëri, pra, nuk i ruajnë dhe nuk kujdesen për kufijtë e Allahut. Të tillët nuk mund ta kenë kurrë dashurinë e Allahut, madje Allahu është i zemëruar me ta. Duke qenë se muslimanët janë të njohur për besnikërinë e tyre dhe për respektimin e të drejtave të të tjerëve, duke qenë se ata kurrë nuk e marrin guximin që të marrin pasuritë e të tjerëve padrejtësisht, se i druhen Allahut të Lartësuar, kuptohet se ata e meritojnë dashurinë e Allahut. Ata, pra të devotshmit, janë të dashurit e Zotit dhe për ta është përgatitur Xheneti i mirësive të pafundme. Ata janë krijesat më të mira dhe më të nderuara tek Allahu i Lartësuar....ta dijë se Allahu i do ata që janë të devotshëm. - Allahu i Lartësuar i do të devotshmit, që i ruajnë kufijtë dhe dispozitat e Tij, duke zbatuar urdhrat dhe duke iu larguar ndalesave. Ata nuk mund të konsiderohen kurrsesi të njëjtë me ata të pafytyrë që shpifin dhe trillojnë gënjeshtra ndaj Zotit të botëve, por kanë tjetër gjykim.