Aal-i-Imraan
این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همانگونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز دادههای QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه میدارد. اطلاعات ثبتشدهٔ QUL نمیگوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی میکند، و برای متن مجوزی بیان نمیکند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیههایی آمده که دربارهٔ آنها توضیح میدهد و این آیهها متن قرآن از Tanzil است، همانگونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.
متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشتهشده در 2026-10-21
إِذْ قَالَتِ ٱلْمَلَـٰٓئِكَةُ يَـٰمَرْيَمُ إِنَّ ٱللَّهَ يُبَشِّرُكِ بِكَلِمَةٍ مِّنْهُ ٱسْمُهُ ٱلْمَسِيحُ عِيسَى ٱبْنُ مَرْيَمَ وَجِيهًا فِى ٱلدُّنْيَا وَٱلْـَٔاخِرَةِ وَمِنَ ٱلْمُقَرَّبِينَ ۴۵
Kujto(o Muhamed)kur melekët thanë: “O Merjeme! Allahu të jep ty lajmin e mirë(për një djalë të krijuar)me “Fjalën” e Tij(Bëhu!). Emri i tij do të jetë Mesih, Isa, biri i Merjemes.... –Ndër shumë sihariqe të tjera, melekët i dhanë Merjemes lajmin më të mrekullueshëm prej Zotit të tyre. Ata e përgëzuan se Allahu do t’i dhuronte asaj Isain (a.s.), një fëmijë të krijuar nga Fjala e Tij “Bëhu!” e që do të ishte profet dhe adhurues i madh i Zotit të gjithësisë. Isai (a.s.) u quajt “Fjala e Allahut”, sepse ai erdhi në ekzistencë me fjalën e Zotit “Kun” (Bëhu), dhe jo nga shkaqet e njohura njerëzore për sjelljen e fëmijëve në jetë. Allahu i Lartësuar e bëri Isain një nga çudirat e krijimit të Tij. Allahu i Lartësuar dërgoi te Merjemja Xhibrilin (a.s.), melekun madhështor dhe të pastër, duke e urdhëruar që të frynte prej shpirtit të tij të pastër në të çarën e këmishës së saj. Kështu e krijoi Allahu i Lartësuar shpirtin e Isait. Ai ishte një krijesë, një shpirt, i krijuar nga Allahu i Lartësuar në një mënyrë të jashtëzakonshme, prandaj u quajt “Rûĥull-llâh”, domethënë: “Shpirt prej Zotit”. Përveç mënyrës së krijimit të tij, ky Profet do të dallohej edhe me cilësi të tjera të mrekullueshme.Ai do të jetë i nderuar në këtë botë dhe në Ahiret. Ai do të jetë një nga më të afërmit (të përzgjedhurit e Allahut).” –Kështu, ai do të ketë famë të madhe në këtë jetë. Ai do të jetë një nga profetët më të shquar të kohërave. Ai do të sjellë një ligj jete dhe do të ketë shumë pasues, që do të ndjekin udhëzimin për të adhuruar një Zot të vetëm, Allahun e Lartësuar, i Cili do ta ngrejë famën e tij nga lindja në perëndim. Edhe në botën tjetër ai do të jetë i famshëm dhe i afruar tek Zoti i gjithësisë. Isai (a.s.) do të jetë, në fakt, një prej më të shquarve të afruar tek Allahu i Lartësuar.